Teleskopi më i madh në botë drejt përfundimit -

Teleskopi më i madh në botë drejt përfundimit

Teleskopi ESO-s (ELT) është një teleskop me bazë tokësore që do të ketë një pasqyrë kryesore 39 metra dhe do të jetë teleskopi më i madh në botë për dritën e dukshme dhe ato infra të kuqe.

Ndërtimi i këtij projekti po përparon me ritme të shpehta, ndërsa ka shkuar drejt përfundimit.

Teleskopi ndodhet në majë të Cerro Armazones në shkretëtirën Atacama të Kilit, ku inxhinierët dhe punëtorët e ndërtimit aktualisht po montojnë strukturën e kupolës së teleskopit.

Pasqyrat e teleskopit dhe komponentëve të tjerë janë ndërtuar nga kompani në Evropë.

ELT i ESO-s do të ketë një dizajn optik pionier me pesë pasqyra, duke përfshirë një pasqyrë kryesore gjigante (M1) të përbërë nga 798 segmente gjashtëkëndore.

Lexo:Kërkimi nënujor për një meteor të huaj, shkencëtari: Mund të jetë teknologji nga një qytetërim alien

ELT po përparon mirë në të gjitha frontet. Kjo përfshin jo vetëm sistemin e kontrollit dhe pajisjet e nevojshme për montimin dhe funksionimin e teleskopit, por edhe të gjitha sistemet e tjera të nevojshme për përfundimin e tij.

Teleskopi i ri i ESO-s pritet të fillojë aktivitetet e vëzhgimit në vitin 2028.

ELT e ESO-s do të merret me çështje astronomike me rëndësi të madhe si: a ekzistojmë të vetëm në univers? A zbatohen ligjet e fizikës për të gjithë universin? Si lindi yjet dhe galaktikat e para? Do të revolucionarizojë të kuptuarit tonë për universin dhe do të na bëjë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0