Por kjo ishte kohë më parë; ajo tani është aq e vjetër sa që nuk ka as një ekran me ngjyra dhe Nokia tashmë ka humbur pozitën e saj si lider kryesor me hyrjen e iPhone dhe epokën e smartphone-ve.
“HMD Global”, kompania finlandeze që prodhon tani celularët Nokia, thuhet se është duke u përgatitur për të lançuar një “version modern” të 3310 në kuadër të “Mobile World Congress”, një konferencë për industrinë e celularëve që do të mbahet në Barcelonë, Spanjë, më 26 Shkurt.
Duket sikur telefoni i ri 3310 do të bazohet në origjinal, por nuk do të jetë një riprodhim i përsosur i modelit të vjetër – por përtej këtyre nuk kemi detaje të tjera. Ekran me ngjyra? Kamera? Aplikacione? Asnjë nga këto nuk janë avantazhe, por ky telefon do të ishte një hap i madh nëse do të kishte bazën origjinale si funksionet e 3310.
Ajo thuhet se do të shitet për 59 € (63$ ose 50 £) në Evropë. Nuk është e qartë nëse ajo do të lançohet diku tjetër.
Një përfaqësues i “HMD Global” nuk pranoi të komentojë mbi “thashethemet apo spekulimet” që po qarkullojnë.
“Mobile World Congress” është planifikuar të zhvillohet nga data 27 Shkurt deri më 2 Mars në Barcelonë.
Burimi: uk.businessinsider.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto