Technovation/ Ekipi shqiptar arrin në gjysmëfinale falë aplikacionit të tyre BusIt

Ekipi shqiptar ka arritur në gjysmëfinale të kategorisë së profesionisteve të Technovation falë aplikacionit të tyre BusIt. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar ekipin shqiptar të kategorisë së profesionisteve të Technovation për arritjen në gjysmëfinale me aplikacionin e tyre BusIt.

“Ne jemi shumë krenarë për të gjitha vajzat që punuan fort në distancë dhe krijuan një aplikacion të tërë duke qenë tërësisht në izolim këtë vit”, ka theksuar Ambasada e SHBA.

“Ato treguan vendosmëri dhe përkushtim të madh dhe ne nxisim çdo vajzë që të mos ndalë së zhvilluari idetë e saj dhe së ndjekuri pasionin për teknologji dhe sipërmarrje”, ka shtuar Ambasada amerikane.

🇦🇱 | Urime ekipit shqiptar të vajzave Quartet të kategorisë Senior të Technovation për arritjen në gjysëmfinale me…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Jeudi 18 juin 2020

Technovation është një konkurs që frymëzon shumë njerëz në mbarë botën të bëhen udhëheqës, krijues dhe zgjidhës të problemeve. Modeli i mësimit praktik sjell fëmijët dhe të rriturit së bashku për të eksploruar dhe luajtur me teknologjinë, ndërsa merren me sfidat e botës reale që ndikojnë më shumë tek ata. Duke u partnerizuar me organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si UN Women dhe UNESCO, Technovation ka punuar me njerëz në më shumë se 100 vende. Pjesëmarrësit mbështeten nga mentorë vullnetarë, përfshirë ekspertë të teknologjisë, inxhinierë dhe shkencëtarë nga kompanitë më inovative në botë, si Google, Adobe dhe NVIDIA.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale