Të vërtetat e hidhura që nuk duam t'i dëgjojmë, por na bëjnë një person më të mirë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 28/12/2018

Të vërtetat e hidhura që nuk duam t’i dëgjojmë, por na bëjnë një person më të mirë

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 28, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kur dikush ju thotë të vërteta të hidhura, mund të jetë mjaft e vështirë që ta dëgjoni. Pasi siç thuhet e vërteta dhemb, por më mirë një e vërtetë se sa një gënjeshtër e bukur. Por nëse doni të përfitoni sa më shumë nga jeta juaj, ju duhet të merrni në dorë të gjitha situatat që iu ndodhin dhe të përqëndroheni në atë që është me të vërtetë e rëndësishme.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell 21 të vërteta të hidhura për jetën që askush nuk dëshiron t’i pranojë, por që do iu bëjnë një person shumë më të mirë.

1) Askujt nuk i intereson

Keni dhimbje? Po vuani? A keni humbur diçka apo një person të dashur për ju?

Gjeje çfarë? Gjithçka që ju keni ndjerë është ndjerë tashmë nga të gjithë të tjerët rreth jush. Është koha të kuptoni se dhimbja juaj nuk është e veçantë; është vetëm pjesë e të qenit i gjallë. Askujt nuk i intereson.

Lexoni: Përtej shpërblimeve dhe përfitimeve: Çfarë e bën një kompani vërtet të mirë?

2) Mos i çoni dëm talentet tuaja

Ne nuk lindim të gjithë me talent. Nëse ka diçka brenda jush që thotë, “Unë jam i mirë për të bërë këtë”, atëherë ju duhet ta ndërtoni jetën tuaj për ta bërë këtë. Nëse nuk e bëni, ju keni çuar dëm gjithçka.

3) Qëndroni të përgjegjshëm

Kush i kontrollon mendimet tuaja, fjalët tuaja, veprimet tuaja? Ju. Nëse bëni diçka të keqe ose gabim, është faji juaj. Ju jeni përgjegjës për gjithçka që përfaqësoni.

4) Vdekja është finalja

Mos u shqetësoni për vdekjen ose mos u brengosni për ta kujtuar atë. Vdekja është pjesë e procesit të jetës, kur ndërron jetë, ndërron jetë, kështu që jetojeni atë para se të shkoni.

5) Përqafoni emocionet tuaja

Ndaloni së shmanguri frikën, ankthin dhe dhimbjet tuaja. Pranoni që edhe ju jeni njerëz dhe ndjeni gjëra që nuk dëshironi t’i ndjeni dhe pastaj ndjejini ato. Sa më shpejt që ta bëni, aq më shpejt mund të veproni me jetën tuaj.

6) Ju nuk mund të bëni çdo njeri mikun tuaj

Mjaft u përpoqët. Sigurohuni që të bëni personin më të rëndësishëm në botë mikun tuaj: veten.

7) Vlera vjen nga koha, jo paratë

Mos lejoni që paratë të qëndrojnë në rrugën tuaj të jetës. Ju nuk keni nevojë për një portofol plot me para. E gjithë çka duhet t’i jepni vetes tuaj dhe atyre që ju rrethojnë është koha.

8) Mos kërkoni në mënyrë aktive lumturinë

Lumturia është kudo. Në çdo qeshje, çdo buzëqeshje, çdo “Përshëndetje”. Ndaloni së injoruari lumturinë rreth jush në kërkim të një lumturie “më të madhe”. Kjo është ajo, pikërisht këtu: shijojeni.

9) Paraja nuk do t’ju sjellë lumturi

Nëse nuk jeni të lumtur brenda, asnjë pasuri nuk mund t’ju bëjë të lumtur. Lumturia vjen nga zemra.

10) Të gjithë rreth jush do të vdesin një ditë

Kjo është rrjedha natyrale e jetës, lindim, jetojmë dhe në fund vdesim, por kjo nuk duhet të na pikëllojë. Ky është ligji i jetës. Vdekja është pjesë e jetës, prandaj jetojeni jetën ndërsa e keni atë.

11) Paratë nuk do të vijnë me ju përtej jetës

Ne të gjithë shpenzojmë netë të tëra pa gjumë për të ndërtuar pasurinë tonë, shpeshherë duke lënë pas dore shëndetin, të dashurit dhe jetën tonë. Por harrojmë se kur të ndërrojmë jetë, të gjitha këto netë do të jenë për asgjë, sepse ato para nuk mund të përdoren pasi vdesim.

Lexoni: E vërteta e dhimbshme pas sipërmarrësve të suksesshëm

12) Mos harroni se kush jeni

Mos harroni veten tuaj, personin që jeton tek ju përtej anktheve, streseve dhe shqetësimeve tuaja. Personin që përcakton se kush jeni me të vërtetë, i rrethuar nga ajo që ju bën të buzëqeshni dhe çfarë jeni të apasionuar. Mos e harroni atë “ju” gjithmonë.

13) Jepni kohë

Koha është gjëja më e çmuar që mund t’i jepni një personi tjetër. Duke investuar kohë në komunitetin rreth jush, ju u jepni atyre shumë më tepër se çdo pasuri që mundeni.

14) Përqafoni mirënjohjen

Sado e vështirë që mund të jetë dita juaj, mos harroni se dikush atje jashtë përjeton diçka më të keqe. Gjeni diçka për të qenë mirënjohës, nëse është një mik që ju do, një aftësi që askush tjetër nuk e ka, apo edhe një darkë e mirë. Gjithmonë kujtohuni të jeni mirënjohës.

15) Koha juaj është monedha juaj reale

Mendoni për këtë në këtë mënyrë: ne japim 40 orë në javë nga jeta jonë në mënyrë që të marrim para. Koha është monedha e vërtetë e jetës dhe harxhimi i kohës është harxhim i parave. Investoni kohën tuaj me mençuri.

16) Ëndërrimi është për humbësit; Filloni të bëni punën

Çdokush mund të ëndërrojë dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e bëjnë. Por sa njerëz në të vërtetë dalin dhe përpiqen të përmbushin ëndrrat e tyre? As gjysma. Ndaloni së ndenjuri duke pritur që një xhind të vijë dhe t’iu japë gjithçka që keni kërkuar dhe filloni punoni për të realizuar ëndrrat tuaja.

17) Ndaloni së reaguari negativisht

Pranoni sfidat dhe uljet-ngritjet që ju sjell jeta. Reagimi më i keq që mund të bëni është të veproni sikur gjithçka është në zjarr kur në realitet, asgjë nuk është. Përjetoini gjërat me qetësi.

18) Investoni në gjënë më të rëndësishme: Veten tuaj

Mund të jetoni vetëm nga një perspektivë: vetja juaj. Pasi të jeni larguar, nuk ka asgjë tjetër që mbetet pas, vetëm versioni juaj i jetës. Pra, pse të mos jeni versioni më i mirë që mund të jeni? Investoni në veten tuaj, fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht.

19) Ndani njohuritë dhe përvojën tuaj

Çdo njohuri, mësim dhe këshillë që grumbullon në botë nuk vlen asgjë nëse nuk u jepni të tjerëve mundësi për të mësuar prej jush. Lejoini të tjerët të qëndrojnë në shpatullat tuaja, kështu që ata mund të arrijnë lartësitë që ju kurrë nuk keni mundur t’i arrini.

20) Jetoni sot

Jo dje, jo nesër. Sot është e vetmja kohë që ka rëndësi. Filloni të jetoni të sotmen.

Lexoni: Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

21) Perfeksioni është i pamundur

Pse është i pamundur perfeksioni? Sepse të gjithë kanë versionin e tyre unik të asaj që është “perfekt”. Pra, ndaloni së përpjekuri, jini personi më i mirë i mundësive tuaja.

burimi: ideapod