Do të lançosh një startup? Bëji vetes këto pyetje! - Business Magazine Albania

Do të lançosh një startup? Bëji vetes këto pyetje!


Shumë njerëz kanë ide të shumta dhe të mëdha, por problemi kryesor dhe që i ndan idetë nga realiteti është ekzekutimi i këtyre ideve. Shumica e njerëzve nuk dinë si ti vënë këto ide në zbatim.

Nëse je i ri në këtë fushë, bëji vetes këto pyetje para se të hidhesh në veprim:

Cili është problemi që unë dua të zgjidh?

Të gjitha startup-et e suksesshme japin një zgjidhje për problemet që njerëzit kanë. Njerëzit duhet të kenë një “dhimbje”, dhe ti duhet të japësh ‘ilaçin’. Kjo “dhimbje” duhet të jetë e mjaftueshme për njerëzit që të paguajnë për shërbimin apo produktin tënd. Formula është: dhimbje’ e madhe e përdoruesit + përpjeke mesatare nga njerëzit = ndoshta sukses! Problemi është se shumica e njerëzve nuk e dinë dobinë e produktit apo shërbimit tënd.

Cilat janë disa shërbime të dobishme për njerëzit? Uber, Expedia, Facebook, Google, etj.

Cilat janë disa shërbime jo të dobishme për njerëzit? Kodet QR.

Po ideja jote, ku qëndron?

Sa i madh është tregu im?

Kjo është një nga pyetjet që anashkalohet më shpesh. Kur flitet për shërbimin/produktin tënd, është ai vetëm për Shqipërinë/Kosovën? Për të gjithë rajonin e Ballkanit? Apo s’ka rëndësi vendi? Do të jenë përfitimet nga njerëzit e thjeshtë? Apo nga bizneset? Studioni tregun tuaj mjaft mirë para se të vazhdoni.

Kush është konkurrenti im kryesor dhe sa përpara është ai?

Mos dëgjo njerëzit që thonë “Është e kotë, sepse kompania X ofron të njëjtën gjë.” Ti je një sipërmarrës ose të paktën aspiron të bëhesh. Po të dëgjonte Mark Zuckerberg këshillat e njerëzve, nuk do të kishim sot Facebook, pasi në atë kohë ekzistonte MySpace. Pyet veten, është produkti i tyre i mjaftueshëm? Është produkti jot më i mirë? A ofron ai diçka më shumë? Mark Zuckerberg e dinte që shërbimi i tij kishte diçka më shumë se të tjerët dhe ja ku është sot Facebook.

Si do t’a reklamoj produktin? Sa e vështirë do të jetë?

Nëses ti je i pari në tregun përkatës, atëherë ti je me fat. Por nëse ti je i dyti apo i dhjeti, atëherë duhet të fokusohesh në ndërtimin e një produkti që është më i zhvilluar se të tjerët po në të njëjtin treg.

Nëse produkti tuaj ka një konkurrent shumë të fortë, siç kishte Facebook MySpace-in në vitin 2005, atëherë ti duhet të ofrosh diçka shumë më të madhe për klientin.

Por ndonjëherë nevojitet edhe reklamimi si në media sociale, radio, apo edhe në kanale televizive. Por ky lloj reklamimi mund të jetë i kushtueshëm, kështu që vëzhgo dhe zgjidh formën më ekonomike të reklamimit. Do të ishte shpenzim i kotë nëse do të investonit dhe nuk do të kishit rritje.

Në fund të duhen fonde, por sa dhe si do t’i sigurosh ato?

Ekzistojnë tri arsye pse ju do të keni nevojë për fonde. E para është që të paguani faturat mujore të startup-it tuaj në mënyrë që të mund të vazhdoni të rriteni. E dyta është të paguani faturat tuaja personale mujore. E treta është të konkurroni në tregun e duhur. Kapitali është i nevojshëm për të çuar përpara një ide, por koha dhe vendi i duhur janë objektivat kryesorë për mbledhjen e fondeve.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0