Të influencosh industrinë e Real Estate në Shqipëri - Business Magazine Albania

Të influencosh industrinë e Real Estate në Shqipëri

Adelina Mahmutaj

Adelina Mahmutaj është një nga konsulentet më të suksesshme të zyrës Century 21 Cooperate dhe rrjetit Century 21 Albania. Eksperte në fushën e shitjeve, me një eksperiencë prej më shumë se 12 vitesh në industrinë e telekomunikacionit dhe retail, ajo ka qenë pjesë në departamentet e shitjeve në disa prej kompanive më të rëndësishme të telekomunikacionit si Telekom Albania dhe One, si dhe në Neptun, një nga rrjetet më të mëdha të retail-it në Shqipëri. Profesionalizmi dhe komunikimi i hapur janë parimet, mbi të cilat ajo ndërton marrëdhëniet me klientët e saj. E dalluar për përkushtimin dhe rezultatet e saj, Adelina Mahmutaj është e vetmja konsulente imobiliare që ka arritur të fitojë tre çmime të rëndësishme brenda vitit të parë të punës: “Best Junior Agent”, “Best Rental” dhe çmimin prestigjoz “Centurion”.

 

Adelina Mahmutaj

 

Business Magazine zgjodhi të intervistojë dhe ta shfaqë Adelinën në kopertinën e këtij numri për shkak të ndikimit të saj inovativ në tregun imobiliar në Shqipëri. Ajo ka sjellë një qasje të re dhe kreative në industrinë e real estate, duke përdorur formulat më të suksesshme dhe përvojën e saj, apo trajnimet nga kompani ndërkombëtare për të cilat ka punuar.  Përmes parimeve drejt rregullimit dhe formalizimit të marrëdhënieve me klientët, Adelina Mahmutaj ka ndërtuar një strukturë të qartë dhe të besueshme që siguron shërbime të personalizuara B2B  të cilësisë së lartë, që e ndjekin klientin në çdo hap. 

Adelina Mahmutaj dhe zyra e saj kanë krijuar një ndikim të fuqishëm, duke ofruar një shërbim të integruar dhe gjithëpërfshirës, që nga këshillimi fillestar, deri te realizimi i projekteve të klientëve. Ky angazhim për inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm ka bërë që ata të jenë një forcë drejtuese në tregun imobiliar në Shqipëri.

Adelina Mahmutaj udhëhiqet nga motoja se në jetë mund të realizosh gjithçka, mjafton të mos dorëzohesh dhe të duash fort ta arrish atë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 35 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 35 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0