Të ardhurat e ulëta në dogana, fokusi te kontrabanda e nfatës - Business Magazine Albania

Të ardhurat e ulëta në dogana, fokusi te kontrabanda e nfatës


Nisur nga të ardhurat e ulёta në dogana në fund të vitit 2015, të cilat ishin gati 8 miliardë lekë më pak se në vitin 2014, Ministria e Financave nën drejtimin ish-ministrit Shkëlqim Cani bëri një analizë, në të cilën rezultoi se evazioni në dogana kishte ndodhur kryesisht në artikujt e cigareve dhe celularëve. Ndaj edhe në relacionin e ligjit të buxhetit 2016 u njoftua se lufta ndaj informalitetit në dogana do të fokusohej në këto dy artikuj.

Por nën drejtimin e Ministrit Arben Ahmetaj, duket se lufta antinformalitet do të fokusohet tek nafta. Fokusi do të jenë nafta dhe nënproduket e saj, që nga pakica deri tek shumica, pohojnë burimet zyrtare në Ministrinë e Financave. Sipas tyre faktet tregojnë se tek këto mallra, ka hapësira për rritje të mëtejshme të përgjegjësisë tatimore.

Sipas përllogaritjeve të janarit nga ministria së Financave këtë vit do të gjenerohet TVSH e brendshme me rreth 2,8 miliardё lekë si rezultat i luftës ndaj informalitetit.

Të ardhurat shtesë nga rritja e importit të cigareve me rreth 400 tonë më shumë se pritshmëria e vitit 2015( me çmimin e vitit 2015), të cilat do të gjenerojnë 622 milion lekë më shumë.

Formalizimi i tregut të celulareve nëpërmjet ngritjes së bazës së të dhënave tek Administrata Tatimore, u parashikua të kishte me efekt rreth 500 milionё lekё nga TVSH në vitin 2016.

Vetëm për vitin 2014, rezultojnë të jenë zhdoganuar rreth 140 mijë aparate celulare dhe po gjatë 2015 janë aktivizuar rreth 1 milionё numra në sistemin e telefonisë së lëvizshme te të katër operatorët së bashku. Duke marrë në konsideratë kohëmbajtjen mesatare (nga 15 muaj në maksimumi 2 vjet), duke iu referuar trendit më të zakonshëm të konsumatorit ndaj këtij produkti për çdo ndërrim operatori apo numri, duke marrë në konsideratë edhe faktorin reduktues të ‘port-in’ (i njëjti numër, i njëjti aparat, operator i ri), jo më pak se gjysma e këtyre aktivizimeve janë realizuar me aparate të rinj celularë.

Fakt i cili, i përkthyer në shifra, nënkupton se janë jo më pak se 500 mijë aparate të reja vetëm gjatë vitit, ka analizuar Ministria e Financave.

Por Ministri Ahmetaj me sinjalet e para që ka dhënë ka treguar se aksioni antiinformalitet do të ketë në fokus tregun e naftës.

/Gazeta Ekoomia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0