E humbur për 400 vjet, zbulohet një kopje e fshehur e sonetit të S... - Business Magazine Albania

E humbur për 400 vjet, zbulohet një kopje e fshehur e sonetit të Shekspirit

Një version i rrallë dorëshkrimi i Sonetit 116 të Shekspirit, i zbuluar nga studiuesja Dr. Leah Veronese nga Universiteti i Oksfordit, hedh dritë mbi mënyrën se si kjo poezi u ripërdor politikisht gjatë Luftës Civile Angleze dhe u kthye në këngë.

Në një nga zbulimet më intriguese letrare të viteve të fundit, Dr. Leah Veronese, nga Fakulteti i Gjuhës Angleze në Universitetin e Oksfordit, ka gjetur një kopje të panjohur më parë të Sonetit 116 të Shekspirit. Dorëshkrimi ishte i fshehur në një përmbledhje poetike të shekullit të 17-të, mes dokumenteve të Elias Ashmole, një mbështetës i monarkisë dhe themelues i Muzeut Ashmolean.

Lexo gjithashtu: Titaniku “ringjallet” në 3D, zbulohen të vërteta të reja për momentet e fundit të anijes legjendare

Ky është vetëm dorëshkrimi i dytë i njohur ndonjëherë i këtij soneti.

Një poezi me më shumë sesa dashuri

Në vend që të fillojë me vargjet e famshme:

“Let me not to the marriage of true minds

Admit impediments; love is not love…”

…versioni i sapo zbuluar fillon me:

“Self-blinding error seize all those minds

Who with false appellations call that love…”

Kjo ndryshon rrënjësisht tonin e poezisë, nga një reflektim për dashurinë e vërtetë, në një thirrje kundër hipokrizisë dhe tradhtisë, që në kontekstin e kohës lexohet si një apel për besnikëri politike dhe fetare.

Lexo gjithashtu: “Vaksina psikologjike” kundër lajmeve të rreme/ Si mund të mbrohemi nga dezinformimi online?

Dr. Veronese shpjegon se për shumë vite, kjo poezi ishte gabimisht identifikuar në katalog si thjesht “mbi qëndrueshmërinë në dashuri” dhe pa përmendur emrin e Shekspirit, çka ka bërë që ajo të mbetet e panjohur për gati katër shekuj.

Nga poezi në këngë sekrete

Në dorëshkrim, soneti është vendosur mes poezive satirike dhe këngëve të ndaluara, një nga të cilat është adaptimi i tij në këngë nga kompozitori Henry Lawes. Kjo version muzikor shton 7 vargje të reja dhe ndryshon jo vetëm fillimin, por edhe fundin e poezisë. Ndërkohë që vetë partitura ndodhet në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut, dorëshkrimi përmban vetëm tekstin.

Në kohën e regjimit republikan, performanca publike e këngëve ishte e ndaluar. Artistë si Lawes i mbijetonin kësaj kohe duke i kënduar fshehurazi në shtëpi dhe kjo poezi është dëshmi e atyre përpjekjeve.

Një Shekspir ndryshe nga ai i dashurisë moderne

Profesorja Emma Smith, një nga ekspertet më të njohura të Shekspirit në Oksford, thotë:

“Ky zbulim i jashtëzakonshëm tregon se arkivat ende kanë sekrete. ‘Let me not to the marriage of true minds’ sot është një nga sonetet më të famshme, por në kohën e Shekspirit nuk kishte aq popullaritet. Dhe tani shohim se është ripërdorur jo për dasma moderne, por si një manifest politik.”

Ky zbulim hedh dritë jo vetëm mbi trashëgiminë e Shekspirit, por edhe mbi mënyrat e shumta në të cilat teksti poetik mund të transformohet për të pasqyruar epoka të ndryshme, dashuri, luftë dhe besnikëri politike.

SciTechDaily

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0