"Tatimet këshillojnë", manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore - Business Magazine Albania

“Tatimet këshillojnë”, manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore


Në këtë artikull Business Magazine do ju tregojë se cilat janë detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore.

Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, janë të detyruar:

– të deklarojnë në sistemin e tatimeve listëpagesën, ku përfshihen të dhënat për çdo individ dhe në total si më poshtë:

  • Emri e mbiemri,
  • Numri personal,
  • Kategoria e pozicionit të punës,
  • Paga,
  • Shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetsore,
  • Tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

– të deklarojnë në sistemin e tatimeve ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, shtesat e pakësimet, sipas proçedurave dhe afateve të përcaktuara me ligj.

Lexoni: Ja cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes

Afatet e deklarimit dhe të pagesës së kontributeve

Deklarimi dhe pagesa bëhet sipas afateve:

  • Tatimpaguesit personat juridikë dhe fizikë, të regjistruar si tatimpagues, në përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit te parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
  • Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë të tjerë (tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin mbi Fitimin, Entet Publike, OJF-të, etj.) brenda datës 20 të muajit pasardhës. Pagesa e detyrimeve të kontributeve të detyrimeve të kontributeve shoqërore dhe shëndetsore bëhet në bankat e nivelit të dytë nëpërmjet urdhërpagesës të gjeneruar nga sistemi elektronik, pas dorëzimit të deklaratës.

Deklarimi i të punësuarëve në sitemin elektronik tatimor

  • Brenda dy ditëve pune, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore, personat juridikë ose fizikë, duhet të deklarojnë në sistemin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë personin fizik apo/edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.
  • Personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes kanë të drejtë që deklarimin në sistemin tatimor ta kryejnë të paktën 3 ditë përpara afatit fundor të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës).
  • Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte që prej datës së regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore.

Deklarimi i ndryshimit të numrit të punonjësve

  • Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik të tatimeve, çdo punonjës që fillon punë për herë të parë, apo të punësuar rishtazi pranë tij, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës.
  • Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik, të tatimeve, të larguarit nga puna, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit.

 Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin:

  • Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për punëmarrësin llogariten mbi pagën bruto dhe shtesat e tjera, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal.
  • Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për punëmarrësin llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të tij dhe shtesat e tjera, e cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale.

 Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes.

  • Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten si përqindje mbi pagën minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
  • Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale.

Niveli i pagës minimale bruto

Niveli i pagës minimale bruto mbi të cilat paguhen kontributet përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Penaliteti për mosdeklarim dhe mos pagesë në afat

  • Tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatin e përcaktuar sipas ligjit deklaratën, dënohet me gjobë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar.
  • Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që brenda afatit të parashikuar në këtë ligj, të paguajë shumën e kontributieve të sigurimeve shoqërore e shëndetsore, detyrohet të paguajë gjobën dhe kamatëvonesën që llogariten mbi shumën e detyrimit të papaguar për çdo ditë.

Lexoni: Biznesi i madh, ja cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0