Tatimet: bizneset që u hapën këtë vit 6 herë më shumë se ato që u mbyllën

Tatimet: bizneset që u hapën këtë vit 6 herë më shumë se ato që u mbyllën


Bizneset e hapura gjatë këtij viti në Shqipëri janë gati 6 herë më shumë se sipërmarrjet që janë mbyllur. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se në periudhën janar-maj, numri i bizneseve të reja të regjistruara ishte  9,477.

Siç mund të pritej, janari, shënon fluksin më të madh për hapjen e bizneseve të reja (me gati 2400).

Në pesë muaj, sipërmarrjet e çregjistruara ishin 1,648 sipas tatimeve, një numër ky gati 6 herë më i vogël se bizneset e reja të hapura.

Të dhënat tregojnë se klima ka favorizuar nxitjen e biznesit, ndërsa kushtet janë përkeqësuar për më pak sipërmarrje, të cilat u mbyllën.

Ju mund të lexoni edhe: Tatimet u kërkojnë sipërmarrjeve të turizmit: rrisni deklarimin dhe nuk ju “zëmë derën”

Ndërkohë, duhet të kujtojmë se në vendin tonë, klima për hapjen e një biznesi është shumë më favorizuese se për mbylljen e tij. Nëse një biznes regjistrohet e nis aktivitetin me pak kosto e për më pak se 5 ditë kohë regjistrimi, çregjistrimi i sipërmarrjes është një rrugëtim i lodhshëm, ku në disa institucione, duhet të vërtetosh se nuk ke asnjë detyrim të prapambetur të papaguar.

Për këtë arësye, kompanitë në disa raste vështirësish zgjedhin të bëjnë pezullim të aktivitetit të tyre, për të vijuar me mbylljen në një kohë të mëvonshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0