Tashmë edhe robotët pre e sulmeve kibernetike

Tashmë edhe robotët pre e sulmeve kibernetike


Ndërkohë që publiku në gjithë botën analizon mënyrat sesi të mbrojë sistemet e mëdha të kompjuterëve, si ato të bankave dhe pajisjeve të votimit, nga ndërhyrjet e piraterisë kibernetike, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë i ekspozuar një aspekt tjetër i botës së të dhënave elektronike.

Robotët që po hyjnë në jetën e përditshme, që nga sallat e operacionit e deri tek pajisjet shtëpiake, funksionojnë përmes lidhjes me internetin dhe për këtë arsye mund të rrezikohen nga ndërhyrjet e hakerëve.

Robotët po hyjnë në çdo aspekt të jetës së përditshme.

Në aeroportin ndërkombëtar “Incheon” në Korenë e Jugut, robotët ndihmojnë udhëtarët me informacion të nevojshëm dhe i shoqërojnë në korridoret e gjata për të gjetur vendin e nisjes.

Në sallat e operacioneve në spitale, pajisje të sofistikuara robotike do të fillojnë së shpejti të kryejnë operacione që kërkojnë lëvizje tepër precize që janë të vështira për t’u realizuar nga njerëzit.

Të gjitha këto pajisje mbështeten në udhëzime të formuluara me kodim tek të cilat mund të ndërhyjnë krijuesit e tyre. Për fat të keq, edhe hakerët me synime të këqija mund të kenë qasje në këto kode.

“Këta janë elemente me rëndësi kritike dhe ne duhet t’i kuptojmë shqetësimet e sigurisë që në fillim dhe t’i bëjmë planet duke pasur parasysh këto rreziqe dhe jo të marrim masa më pas, pasi të ndërmerren sulmet ndaj atyre sistemeve”, thotë Carsten Maple, i Universitetit të Uoruikut.

Ekspertët thonë se mbrojtja nuk do të vijë nga një teknologji e vetme dhe se ndërtuesit e robotëve dhe makinerive të tjera duhet të mendojnë për mekanizma mbrojtëse, kur i krijojnë ato.

Ne gradualisht ndërtojmë teknologji së bashku për të krijuar robotë, por këta robotë janë pjesë e një infrastrukture inteligjente dhe është vërtet e rëndësishme që të gjithë këta elementë të jenë të siguruar. Prandaj duhet të punojmë për sigurinë e sistemeve të integruara”, thotë Chris Melhuish, i Universitetit Bristol.

Sipas ekspertëve, një nga metodat më të mira për mbrojtjen e sistemeve të kompjuterëve nga hakerët është ruajtja e memories kompjuterike. Nëse të dhënat bazë i ke të mbrojtura, depërtimi në të dhëna e memories kompjuterike mund të bëhet, por pa aftësi përpunimi.

Kjo nuk do të thotë se po pakëson shanset e sulmeve, por po pakëson pasojat sepse do të thotë se mund të reagosh shumë më shpejt”, thotë zoti Maple.

Ndërsa çështja e përpunimit të të dhënave bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, kompanitë mund të përfitojnë më shumë nëse investojnë më shumë në rritjen e sigurisë ndaj hakerëve të produkteve të reja që në fazën e ndërtimit të tyre.

burimi: Koha.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0