Në Shqipëri po mbahet takimi i 15-të i Drejtuesve të Agjencive Ligjzbatuese Kundër Drogës të Evropës – HONLEA, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve nga vendet të ndryshme dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.
“HONLEA ka një rol shumë të rëndësishëm për nxitjen e shkëmbimit të informacionit rajonal dhe eksperiencave të realizuara dhe mësimet lidhur me adresimin e problemit të drogës. Unë besoj që diskutimet në këto grupe pune do të gjenerojnë vëzhgime të rëndësishme dhe rekomandime të dobishme për qeveritë kombëtare”, tha Gjermeni.
Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, Neritan Nallbati, në fjalën e tij tha se prodhimi dhe trafikimi i drogave ka marrë përmasa të konsiderueshme, jo vetëm i drogave tradicionale, por edhe atyre sintetike dhe, sipas tij, është shndërruar në një problem serioz.
“Prodhimi, trafikimi dhe abuzimi me drogat tashmë janë identifikuar si një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, për sundimin e ligjit dhe për parimet demokratike të sistemeve tona. Si e tillë, lufta kundër drogës është përcaktuar si prioriteti i agjencive të zbatimit të ligjit, por edhe institucioneve të tjera qeveritare”, tha ai.
Nallbati tha se problemi i drogës ka qenë dhe do të mbetet problem global dhe shtoi se takimi do të kontribuojë në shkëmbimin e eksperiencave në luftën kundër drogës.
Ai theksoi më tej se “Shqipëria në pozicionin e saj gjeografik është vendosur në rrugën ballkanike të trafikimit të drogave dhe është e prekur jo pak nga ky fenomen”.
Takimi, që do të vazhdojë deri më 23 qershor, ka në fokus temat mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe mundësitë për partneritete mes vendeve në luftën kundër trafikimit të drogës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.