Tahseen Sayed e BB: Të shmangen ndryshimet e shpeshta në politikën e taksave

Tahseen Sayed e BB: Të shmangen ndryshimet e shpeshta në politikën e taksave


Banka Botërore (BB) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.4% në vitin 2016. Menaxherja e zyrës së BB në Shqipëri, Tahseen Sayed, thotë në një intervistë të posaçme për Monitor, se rritja pritet të udhëhiqet nga industria, që do të përfitojë nga projektet e mëdha të infrastrukturës, që tashmë kanë filluar, të tilla si gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll. Ajo vlerëson aksionin anti-informalitet, por rekomandon që të rritet transparenca dhe drejtësia në procedurat e taksave dhe zbatimin e tyre, duke shmangur ndryshimet e shpeshta në politikat e taksave, duke thjeshtuar kuadrin e taksave dhe duke modernizuar administratën.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen ekonomike në 2016 në Shqipëri? Cilat janë mundësitë dhe rreziqet?

Rritja pritet të vazhdojë në trajektoren ngjitëse në 2016-n në Shqipëri, duke iu afruar 3.4%. Rritja e investimeve të sektorit privat pritet që të udhëheqë këtë zgjerim, i nxitur nga disa investime të mëdha në projekt e infrastrukturës dhe industriale, dhe në një masë më të ulët, nga përmirësimi i kushteve të financimit në sistemin bankar. Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e saj të konsolidimit fiskal gjatë afatit të mesëm, në mënyrë që të reduktojnë nivelin e borxhit publik ndaj prodhimit të brendshëm bruto poshtë 60% përgjatë 4 viteve të ardhshme, ndërsa përmirëson menaxhimin e financave publike dhe rrit eficiencën e shpenzimeve publike. Vazhdimi i zbatimit të reformave në sektorin e enenrgjisë, sektorin financiar dhe klimën e biznesit mbeten kritike për rigjallërimin e rritjes së vendit dhe stabilitetin fiskal. Zhvillimet në ekonomitë partnere dhe çmimet ndërkombëtare të produkteve ende ofrojnë rreziqe për pozicionin e jashtëm të vendit dhe rritjen e të ardhurave.

Cilët janë sektorët që pritet të udhëheqin këtë rritje ekonomike?

Rritja pritet të udhëhiqet nga industria, që do të përfitojë nga projektet e mëdha të infrastrukturës, që tashmë kanë filluar, të tilla si gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll. Për më tepër, një përmirësim i përgjithshëm në klimën e biznesit dhe një forcim i sistemit financiar ofrojnë një bazë për një rritje më të gjerë.

Çfarë ndikimi do të kenë masat kundër informalitetit në të ardhurat nga taksat, dhe gjithashtu në mjedisin për bizneset dhe tendencat e konsumit?

Nga reformat anti-informalitet pritet të përfitojnë jo vetëm llogaritë e qeverisë por gjithashtu dhe komuniteti i biznesit në përgjithësi, pasi do të vendoset një konkurrencë e drejtë mes lojtarëve të tregut. Reforma gjithashtu do të ndihmojë për të rritur aftësinë e qeverisë për të hartuar politika të mirë informuara, veçanërisht në ato sektorë ku infomaliteti ka qenë tradicionalisht i lartë. Ndërsa ka fitime të rëndësishme nga ndryshimi i sjelljes në sektorin privat, të cilat kjo reformë i synon, efektet e kësaj reforme mund të forcohen më tej duke rritur transparencën dhe drejtësinë në procedurat e taksave dhe zbatimin e tyre, duke shmangur ndryshimet e shpeshta në politikat e taksave, duke thjeshtuar kuadrin e taksave dhe duke modernizuar administratën.

Gjithmonë e më tepër dëgjojmë mbi nevojën e krijimit të një modeli të ri ekonomik, ndërkohë që burimet aktuale të rritjes ekonomike po pakësohen. Cilat janë rekomandime tuaja, ku dhe si duhet të fokusohet qeveria?

Ne besojmë se Shqipëria ka një potencial të lartë rritjeje, nëse marrim në konsideratë pozicionin e saj gjeografik dhe strukturën e popullsisë. Ka gjithashtu disa pengesa që ndikojnë në përdorimin eficient të avantazheve krahasuese të vendit. Ne, si Bankë Botërore, jemi të angazhuar në fusha kyçe për të ndihmuar qeverinë të tejkalojë këto pengesa. Këto përfshijnë stabilizimin makro dhe atë fiskal, heqjen e pengesave për përdorimin e tokës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe fuqizimin e shërbimit të sektorit publik.

Qeveria parashikon të dalë në vitin 2016 me balancë primare pozitive. Sa të arritshëm e shikoni këtë objektiv dhe planet e qeverisë për konsolidimin fiskal afatmesëm?
Ne besojmë se kuadri fiskal për vitin 2016 është realist dhe i mundëson vendit të arrijë reduktimin e synuar të normës së borxhit publik. Përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave dhe fuqizimi i menaxhimit të investimeve publike mund të ndihmojë në ruajtjen e konsolidimit fiskal afatmesëm dhe të zvogëlojë efektet e tij të padëshiruara.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0