T-Blocks është krenar të njoftojë pjesëmarrjen e saj në Luxembourg FAMILY OFFICES & ASSET MANAGEMENT SUMMIT (FOAM25), një nga ngjarjet më ekskluzive të investimeve në Evropë, e cila do të mbahet më 17-18 mars 2025 dhe organizohet nga Hubfinance.com.
Ky event ekskluziv do të mbledhë më shumë se 250 zyra familjare dhe vendimmarrës kryesorë nga mbi 12 vende, të cilët menaxhojnë miliarda dollarë në asete, për të diskutuar të ardhmen e investimeve në një botë me ndryshime të shpejta. Disa nga temat kryesore që do të trajtohen përfshijnë:
🔹 Adaptimi me rendin e ri global
🔹 Një epokë e re e inovacionit në investime
🔹 Diversifikimi në tregjet me rritje të lartë mes pasigurive gjeopolitike
T-Blocks do të përfaqësohet në këtë samit nga themeluesit Eni Shtini dhe Henri Ndreca, të cilët do t’u mundësojnë investitorëve të kenë akses në mundësi ekskluzive investimi me standarde institucionale në një nga tregjet më të shpejtë në rritje të Evropës. Përmes fondit të saj me bazë në Luksemburg, T-Blocks ofron akses të përzgjedhur në investime të verifikuara në Evropën Juglindore (SEE).
Lexo edhe:“T-Blocks”: Një hap revolucionar për investimet në Real Estate në Ballkan dhe Evropë
Henri Ndreca, një nga themeluesit e T-Blocks, ka deklaruar:
“Forumi në fjalë është një event ekskluziv njëditor, i mbajtur në qendrën më të madhe financiare në Evropë, Luksemburg. Në këtë event marrin pjesë mbi 250 zyra dhe fonde investimesh multi-miliarda dollarëshe, me qëllim eksplorimin e mundësive të reja të investimit dhe diskutimin e trendeve më të fundit në fushën e fondeve private dhe financave digjitale. Ndër pjesëmarrësit e njohur përmenden përfaqësues nga Axa Wealth, Franklin Templeton, Bitwise, si dhe Guillaume Sarkozy, vëllai i ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, ndër të tjerë.”
Platforma e parë e investimeve të strukturuara në Ballkan
T-Blocks është kompania e parë dhe e vetme në rajonin e Ballkanit me një strukturë të ngritur në Luksemburg, duke u mundësuar investitorëve evropianë akses në projekte të zgjedhura në real estate dhe energji të rinovueshme. Nëpërmjet kësaj platforme, zhvilluesit e projekteve në Shqipëri dhe rajon mund të tërheqin investime të huaja nga investitorë profesionistë në mbarë Evropën.
Vizitoni stendën e T-Blocks në FOAM25 për të mësuar më shumë rreth platformës së parë të marrëveshjeve të klubeve të investimeve në rajonin e Evropës Juglindore, me projekte ekskluzive dhe të strukturuara për përputhshmëri dhe siguri ndërkombëtare. Në veçanti, investitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë investime unike në pasuri të paluajtshme në Rivierën Shqiptare dhe parqe diellore të energjisë së gjelbër, duke siguruar një portofol të qëndrueshëm dhe të diversifikuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.