"T-Blocks": Një hap revolucionar për investimet në Real Estate në Ballkan dhe Evropë - Business Magazine Albania

“T-Blocks”: Një hap revolucionar për investimet në Real Estate në Ballkan dhe Evropë

Në një botë ku teknologjia po evoluon dita ditës, T-Blocks po shërben  si një dritare e hapur që sjell një frymë të re në botën e investimeve në pasuritë e paluajtshme. Ky startup shqiptar është i përkushtuar në përdorimin e teknologjisë blockchain dhe tokenizimin për të bërë investimet në pronat e paluajtshme më të lehta dhe më të arritshme. T-Blocks ka një vizion të qartë për të bashkuar zhvilluesit e pasurive dhe investitorët nga e gjithë bota në një platformë transparente dhe inovative. Ky është një hap i madh drejt një tregu më të hapur dhe efikas për të gjithë ata që janë të interesuar në pasuritë e paluajtshme dhe për këtë arsye, Business Magazine, ka zhvilluar një intervistë me një ndër themeluesit e T-Blocks, Henri Ndreca.

– Çfarë ju inspiroi për të themeluar T-Blocks dhe pse keni zgjedhur të përqendroheni në tregun e pasurive të paluajtshme në vendet e Ballkanit, siç është Shqipëria?

T-Blocks, ndryshe cilësohet edhe si Tokenized Blocks, ëshë i inspiruar nga potenciali që teknologjia blockchain ka shfaqur për ridimensionimin e ekonomisë, tregjeve financiare dhe digjitalizimit të pasurive të patundshme. Gjatë vitit 2022, së bashku me ortakun tim Eni Shtini po eksploronim aplikimet e kësaj teknologjie në Shqipëri dhe Ballkan. Duke u nisur dhe nga interesimi i një  klientit  tonë për rritje kapitali nga investitorë globalë për një aset në Itali nëpërmjet teknologjisë blockchain, identifikuam një oportunitet biznesi me një vizion për të demokratizuar investimet në real estate. T-Blocks u krijua në Dhjetor të vitit 2022, me synimin për tu bërë platforma e pare ne Shqiperi dhe Ballkan e cila lidh menaxheret e aseteve me kapitalin e huaj se bashku, permes kuadrove ligjore Evropiane dhe nderkombtare.

                                      Henri Ndreca dhe Eni Shtini gjatë MatchIn Summit në Ohër.

Aktualisht, Shqipëria dhe Ballkani janë në një pikë kyçe zhvillimi, me investime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe një rrugë të qartë drejt BE-së, duke rritur vlerën afatgjatë të pasurive të patundshme. Rekordi i turizmit të vitit të kaluar në Shqipëri, bashkë me praninë e markave ndërkombëtare të hotelerisë si Marriott, Melia dhe Radisson, dëshmojnë potencialin e madh të vendit për dekadën e ardhshme. Këto zhvillime jo vetëm shtojnë interesin e investitorëve të huaj per te aksesuar tregun, por gjithashtu kërkojnë me shumë kapital për ndërtimin e projekteve hoteliere dhe rezidenciale sipas standardeve ndërkombëtare.  Në kontekstin e këtyre zhvillimeve, përfshirja e teknologjisë blockchain në sektorin e investimeve në Shqipëri dhe Ballkan ofron një mundësi unike për të gjeneruar impakt dhe vlerë në ekonominë e rajonit.

Lexo edhe:Edhe Shqipëria në “ethet” e kriptovalutave, rreziku i pastrimit të parave

– Si ka ndikuar përvoja juaj personale dhe profesionale në krijimin e T-Blocks?

Mendoj se T-Blocks është pjesë e një udhëtimi të cilin unë personalisht e kam nisur që 15-16 vjeç, ku u hasa për herë të parë me teknologjinë blockchain dhe ekonominë. Pasioni për t’i shkuar deri në fund botëkuptimit të tregjeve financiare botërore dhe kësaj teknologjie të re, të cilën shuë pak njerëz mund ta zotëronin, bënë që tezat e mia të para akademike në universitet t’i kryeja mbi kriptoasetet dhe financat e decentralizuara, ku kam trajtuar dhe konceptin e tokenizimit të cilin T-Blocks aplikon sot. Më pas solla në shqip bestsellerin botëror “The Bitcoin Standard” duke e bërë, librin e parë për kriptomonedhat në gjuhën shqipe.

Në atë moment e kuptova se tendencat e mia natyrale më shtynin nga bota e sipërmarrjes  dhe pikërisht në atë moment pata mundësinë të punoj me projektin e parë serioz në Web3 në Shqipëri, i quajtur ViAl, nga i cili u njoha me njerëz fantastikë dhe plot energji në ekosistemin tonë të vogël të startup-eve, por edhe kuptova se sa sfiduese është ngritja e një projekti ambicioz dhe inovativ.

Paralelisht kishte nisur dhe themelimi i T-Blocks me Enin, i cili gjithashtu ndan një pasion për sipërmarrjen dhe teknologjinë. Me gjithë eksperiencën tonë të përbashkët profesionale, mendoj se T-Blocks ka pas vetes shumë herë më shumë vite nga sa duket.

– Si e përdorni teknologjinë e blockchain dhe tokenizimin e pasurive për të krijuar mundësi investimi në real estate?

Teknologjia blockchain, mund të mendohet si një databazë e madhe transparente, e cila mund të aksesohet nga çdo njeri në mbarë botën në kohe reale 24 orë në 7 ditë të javës vetëm me një lidhje interneti.

Platforma jonë e cila është e bazuar në blockchain,  redukton palët e treta dhe ofron një proces transparent, të shpejtë dhe me kosto të ulët për transferimin apo tregtimin e aseteve të tokenizuara. Përmes blockchain, T-Blocks bën të mundur transformimin e pasurive të patundshme në aksione digjitale nëpërmjet procesit të tokenizimit dhe fraksionalizimit  me synim uljen e barrierave të investimit për një pjesë të madhe të shoqërisë. Gjithashtu, teknologjia blockchain ofron një proces transparent, të shpejtë dhe me kosto të ulët për transferimin apo tregtimin online të këtyre fraksioneve digjitale në shumë pak minuta.

Nga ana tjetër, zhvilluesit e pasurive të patundshme kanë mundësi të aksesojnë kapital alternativ, duke shmangur sfidat kryesore të financimit të projektit, të cilat lidhen me para-shitjen e apartamenteve në çmime të ulëta dhe kleringun. Këto dy praktika rezultojnë në fitime të munguara për zhvilluesit si pasojë e shitjeve të parakohshme me çmime të ulëta dhe rrezikojnë vazhdimësinë e projektit.

                           Figura1: Transformimi i pasurive te patundshme ne fraksione digjitale

– Si funksionon procesi i tokenizimit të pronave dhe si ju siguroni që ky proces është i besueshëm dhe i zbatueshëm brenda kornizës rregullative të Bashkimit Evropian?

T-Blocks është ndërtuar që në ditën e parë duke pasur parasysh kornizat globale rregullatore, prandaj gjatë këtij viti ne kemi zhvilluar dhe zgjeruar rrjetin Europian dhe Amerikan të partnerëve tanë për t’i shërbyer nevojave dhe sfidave të ardhshme në rajon.

I gjithë procesi ligjor i tokenizimit i përmbahet rregullave europiane të rritjes së kapitalit dhe përfshin procedura strikte të cilat sigurojnë besimin dhe kredibilitetin që investitorët e huaj kërkojnë ndaj investimeve në rajon.

T-Blocks në bashkëpunim me rrjetin e partnerëve global, asiston klientet e tij të cilët kërkojnë të tokenizojnë projekte zhvillimi në kërkim të mënyrave alternative të financimit duke përgatitur një dosje investimi në nivel institucioni. Pasi sigurohemi që klientët tanë kanë plotësuar të gjithë standardet e kërkuara, atëherë përmes procesit të  tokenizimit, ne arrijmë të transformojmë projektet në aksione digjitale dhe më pas i listojmë në platformë duke bërë të mundur aksesin në investitorë global dhe fonde investimi.

                                                               Figura 2: Hapat e procesit te tokenizimit

 

– Si e  përkufizoni misionin e T-Blocks në transformimin e investimeve në real estate në Ballkan dhe Evropë?

Misioni i T-Blocks është transformimi i mënyrës së investimit në Shqipëri dhe Ballkan. Ne synojmë të lidhim së bashku zhvilluesit e pasurive të patundshme dhe menaxherët e aseteve, me investitorë globalë përmes teknologjive inovative duke iu përmbajtur kuadreve rregullatore ndërkombëtare.

– Cilat janë qëllimet tuaja specifike në përmirësimin e aksesit global të investitorëve në pronat e paluajtshme?

Për investitorët globalë, përfshirë diasporën shqiptare, investimi në Shqipëri paraqet sfida dhe rrezik të lartë për shkak të tregjeve financiare të pak zhvilluara. Megjithatë, duke parë potencialin e madh të rajonit i cili eshte drejt Bashkimit Europian, një numër i konsiderueshëm investitorësh po shfaqin interes për të pasur ekspozim në portofolit e tyre në këtë zonë nepermjet strukturave internacionale te investimeve dhe tokenizimit qe T-Blocks ofron.

Qëllimi ynë është të ulim barrierat e investimit dhe të zvogëlojmë perceptimin e rrezikut për investitorët, duke lehtësuar kështu investimet e huaja direkte. Jemi të vetëdijshëm se investimet e huaja kanë një ndikim të madh në rritjen e GDP-së dhe në përmirësimin e mirëqenies së një vendi. Ato kontribuojnë në standardizimin e ekonomisë, përfshirjen financiare dhe hapin rrugë për mundësi të reja investimi.

– Si mendoni se T-Blocks do të ndihmojë në përmirësimin e përgjithshëm të tregut të pasurive të paluajtshme në rajon?

Ndikimi kryesor i T-Blocks do jetë në tregun e investimeve dhe rritjes së kapitalit, por mund të themi që ndikimi indirekt i tregut të pasurive do jetë në rritjen e standardeve të ndërtimit në përpjekje për të ndjekur ekselencën ndërkombëtare, afrimin e brandeve të huaja të menaxhimit të pasurive të patundshme të cilat do i shërbejnë investitorëve globalë, krijimin e projekteve më të mëdha dhe ambicioze dhe reduktimin e informalitetit.

E shoh T-Blocks si një urë të munguar e cila më në fund do mund të integrojë tregjet globale të kapitalit të ekonomive të zhvilluara, me mundësitë e vendeve në zhvillim të cilat kanë nevoja të vazhdueshme për likujditet dhe ekspertizë për të plotësuar potencialin e tyre.

– Cilat janë hapat e ardhshëm dhe projektet për zhvillim të T-Blocks?

Momentalisht, sëbashku me këshilltarët dhe mentorët tanë, kemi hapur një raund financimi që do të na japë mundësi për të përshpejtuar tokenizimin dhe rritjen e kapitalit për asetet  që kemi siguruar.

t-blocks

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0