Susan Wojcicki, drejtoresha ekzekutive e YouTube njofton se do të largohet nga detyra e saj - Business Magazine Albania

Susan Wojcicki, drejtoresha ekzekutive e YouTube njofton se do të largohet nga detyra e saj

Drejtoresha ekzekutive e YouTube, Susan Wojcicki, një nga femrat më të shquara në botën e teknologjisë, sapo ka njoftuar se do të largohet nga detyra e saj.Në një letër drejtuar punëtorëve të YouTube, Wojcicki shpjegon arsyen e dorëheqjes së saj si drejtoreshë ekzekutive është përqendrimi në projektet e saj të familjes, shëndetit dhe pasionit.

Ajo do të pasohet nga Neal Monhan, i cili ka punuar ngushtë me Wojcicki për shumë vite dhe ka punuar nën të në YouTube që nga viti 2015. Monhan iu bashkua Google fillimisht në 2007 me DoubleClick Acquisition dhe përfundimisht u bë zëvendës president i parë i “Display and Video Ads”. Ai përfundimisht u bë zyrtari kryesor i Produkteve të YouTube në 2015 dhe ka udhëhequr ekipin e besimit dhe sigurisë së YouTube, raporton GSM Arena,

Susan nuk do të largohet ende nga YouTube. Letra e saj shpjegon se ajo do të mbështesë Monhan gjatë tranzicionit dhe do të vazhdojë të punojë me ekipet e YouTube, anëtarët e ekipit të trajnimit dhe do të takohet me kreatorët.

Në termat afat të gjatë, Wojcicki “ka rënë dakord me Sundar për të marrë një rol këshillues në të gjithë Google dhe Alphabet”, ku ajo do të ofrojë udhëzime dhe këshilla në të gjithë bizneset e Google.

“Susan ka një vend unik në Historinë e Google dhe ka dhënë kontributin më të jashtëzakonshëm për produktet e përdorura nga njerëzit kudo. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që ajo ka bërë gjatë 25 viteve të fundit” – thamë Larry Page dhe Sergey Brin, themeluesit e Google në një deklaratë të përbashkët.gsmarena

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0