Sulmohet Thesari i SHBA-së, hakerët e mbështetur nga Rusia vjedhin informacion me vlerë - Business Magazine Albania

Sulmohet Thesari i SHBA-së, hakerët e mbështetur nga Rusia vjedhin informacion me vlerë

Një grup i sofistikuar hakerësh, të mbështetur nga Rusia ka vjedhur informacione nga Departamenti i Thesarit dhe një agjenci amerikane që merret me vendime mbi internetin dhe telekomunikacionin, sipas individëve me njohuri mbi ngjarjen. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar me anë të zëdhënësit të tij John Ullyot. Ai ka thënë se  SHBA është e vetëdijshme për këtë sulm dhe se po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të identifikuar personat dhe qeverinë e përfshirë në këtë situatë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e vetëdijshme për këto raporte dhe ne jemi duke marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe korrigjuar çdo çështje të mundshme në lidhje me këtë situatë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar John Ullyot.

LEXO: Hakerat misteriozë, të cilësuar si ‘Robin Hood’, dhurojnë paratë e vjedhura

Në radhët e komunitetit të zbulimit ka shqetësim se hakerët që vunë në shënjestër Administratën Kombëtare të Telekomunikacionit dhe Informacionit pranë Departamentit të Thesarit mund të kenë përdorur mjete të ngjashme për të penetruar edhe në informacionin e agjencive të tjera. Ky akt hakerimi ishte aq serioz sa që çoi në organizimin e një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, tha një person që ishte në ndieni të ngjarjes. Nuk janë të qarta përmasat e plota të ndërhyrjes. Hetimi është ende në fazat fillestare dhe përfshin një numër agjencish federale, ndër to edhe FBI-në, thanë tre individët me njohuri për ngjarjen.

SHBA-ja është bërë shumë pre e hakerave këto kohë. Disa herë është synuar që të hakohen kompanitë që kanë prodhuar vaksinën anti-Covid si Pfizer apo Moderna, ndërkohë që në disa raste të tjera janë munduar që të hakohen informacione në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0