Suksesi i Zoom gjatë pandemisë, arrin rekord të ardhurash

Suksesi i Zoom gjatë pandemisë, arrin rekord të ardhurash

Zoom

Aplikacioni më i përdorur i momentit në mbarë botën për video-konferenca në distancë, Zoom, ka siguruar rritje të fitimeve e të të ardhurave, fill pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 në fillim të këtij viti.

Zoom u bë pjesë e përditshmërisë që nga koha e karantinës, për të shmangur takimet fizike. Vetë kompania amerikane tha se në 7 muajt e parë të këtij viti, të ardhurat e saj arritën në 663.5 milionë dollarë, duke tejkaluar pritshmëritë më pozitive të ekspertëve, që parashikonin të ardhura deri në 500 milionë dollarë.

Lexoni: Huawei-Voicewise eksperimentojnë diagnozën Covid-19 përmes zërit

Themeluesi dhe drejtuesi i Zoom, Eric Yuan pret që të ardhurat vjetore të Zoom të jenë 2.37 deri në 2.39 miliardë dollarë për 2020 nga 1.78 deri në 1.80 miliardë dollarë që kishin parashikuar analistët.

Deri më sot, Zoom ka zyrtarisht 370 200 klientë, secili prej tyre me më shumë se 10 punonjës që përdorin çdo ditë aplikacionin. Një vit më parë, Zoom kishte vetëm 66,300 klientë me të paktën 10 punonjës që paguanin për abonimet.

abcNEWS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0