Studimi: Miliardat që po humbasin bizneset prej mangësive në të shkruar të punonjësve - Business Magazine Albania

Studimi: Miliardat që po humbasin bizneset prej mangësive në të shkruar të punonjësve


Komunikimi është një aftësi thelbësore për çdo biznes, por ajo që është shokuese është se sa shumë para dhe kohë shpenzojnë bizneset në SHBA çdo vit për t’u dhënë aftësi bazë në këtë drejtim punonjësve. Shkrimi duket se është një nga aftësitë që kërkon trainime për kapërcimin e këtij handikapi.

Një studim nga CollegeBoard, një panel i Komisioni Kombëtar i Shkrimit (SHBA), tregon se bizneset më me reputacion po shpenzojnë 3.1 miliardë $ çdo vit në trainimet për përmirësimin e kësaj zotësie. Me këtë buxhet, 2.9 miliardë $ janë shpenzuar për punonjësit aktualë, jo ata që janë punësuar rishtazi.

A është vallë mungesë e arsimimit të duhur?

Kurset në universitet: Hendeku në të shkruar vazhdon

Mesa duket edhe një që ka diplomë universitare nuk e kursen biznesin nga efektet e mangësive në të shkruar.
Një raport nga ‘Partnership for 21st-Century Skills’ vë në dukje se sipas punëdhënësve, 26.2 për qind e studentëve të universiteteve kanë defiçienca në të shkruar. Për më tepër, punëdhënësit kanë thënë se më shumë se ¼ e të diplomuarve jo vetëm që ishin shkruesë të dobët, por gjithashtu u mungonin aftësitë e komunikimit në kompani.

Studentët e universitetit e pranojnë edhe vetë se kanë aftësi të vakëta në shkrim. Libri i vitit 2011 “Academically Adrift,” i cili ndoqi më shumë se 2,300 studentë përgjatë viteve të universitetit, gjeti se 50 për qind e studentëve në vitin e fundit të studimeve akademike e ndjenin se aftësitë e tyre të shkrimit ishin përmirësuar gjatë periudhës 4 vjeçarë të arsimimit.

Në një ambjent modern të vendeve të punës që kërkojnë që punonjësit të dërgojnë emaile të përditshme, të shkruajnë raporte dhe të prezantojnë në mbedhje, si mundet që bizneset t’i pikasin që herët shkruesit e dobët?

Pikasja e punonjësve me aftësi të dobëta në shkrim dhe trainimi i tyre

Aktualisht punëdhënësit po tregohen proaktivë në çrrënjosjen e shkruesve të dobët në procesin e punësimit. Të dhënat e ‘The CollegeBoard’ treguan se 50 për qind e të pyeturve e marrin shkrimin në konsideratë kur punësojnë staf profesional dhe 80 për qind e korporatave me potencial për rritjen e punësimit i vlerësojnë aftëstë në shkrim gjatë procesit të rekrutimit.

Një nga momentet e para se ku mund të dallohen aftësitë e vakta në shkrim është te CV-ja dhe letra e motivimit. Për ata që e arrijnë këtë, punëdhënësit mund t’u kërkojnë kandidatëve potencialë që të plotësojnë një detyrë në shkrim gjatë një procesi intervistimi për të vlerësuar aftësitë e këtyre të fundit në shkrim para se t’u bëjnë një ofertë pune.

Për punonjësit aktualë të kompanisë të cilët kanë mangësi në shkrim, trainimi është përgjigjia ndaj këtij problemi. Përveç se i shtrenjtë, pjesa më e madhe e kompanive nuk mund të përballojnë gabime në shkrim të cilat mund t’u kushtojnë shumë bizneseve në periudha afatgjatë.

 

/Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0