Studimi konfirmon se Apple Watch mund të zbulojë sëmundjet e zemrës

Studimi konfirmon se Apple Watch mund të zbulojë sëmundjet e zemrës


A mund të jetë thjesht rastësi që të gjitha këto raste të raportuara janë nga njerëz që posedonin një Apple Watch në vend të një ore tjetër?

Rezulton se nuk është thjeshtë rastësi dhe se Apple Watch është në të vërtetë një pajisje mjaft e aftë në zbulimin e rrahjeve të parregullta të zemrës.

Kjo është sipas një studimi të përfunduar së fundmi, të botuar në New England Journal of Medicine, ku 400,000 pjesëmarrës morën pjesë në studim dhe u zbulua se Apple Watch ishte mjaft i saktë kur bëhej fjalë për të zbuluar fibrilacionin atrial te pacientët që e përjetuan atë.

Nga 419,229 pjesëmarrës, gjatë studimit, 2,161 pjesëmarrës u njoftuan nga Apple Watch se ata mund të jenë duke përjetuar përkeqësim të shëndetit.

Këta pjesëmarrës vazhduan të bënin një testim të dytë, ku 84% u zbuluan se kishin simptoma në përputhje me parashikimin e orës, ndërsa 34% ishin vërtetë të sëmurë.

Lexoni gjithashtu:

Një bug (gabim) në Apple Watch mundësoi përgjimin e iPhone-ve

Ndërsa Apple Watch nuk është aspak një mjet diagnostikimi, nuk mund të jetë ide e keqe të vizitoni mjekun tuaj nëse Apple Watch ju njofton ndonjëherë për një problem të zemrës.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0