Studimi i Dhomës Amerikane: "Përkeqësim i treguesve dhe rritje e skepticizimit" - Business Magazine Albania

Studimi i Dhomës Amerikane: “Përkeqësim i treguesve dhe rritje e skepticizimit”


Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, skepticizmi i sipërmarrjes ndaj klimës së biznesit është rritur. Sipas indeksit, nga 27 treguesё të matur në total, vetëm 3 u përmirësuan, që përbëjnë rreth vetë 10 për qind të tyre në total.

Tre treguesit më problematikë të biznesit aktualisht janë niveli i taksave, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, si dhe burokracia e qeverisë. Por për qeverinë kjo është paradoksale, ndërkohë që shifrat e vetë ekonomisë janë në rritje.

“Nga njëra anë treguesit thonë që kemi rritje ekonomike, ulje të informalitetit, ndërmarrje që shprehen të lumtura për mënyrën sesi kanë ecur financiarisht vitin e kaluar, por klima e biznesit që ato perceptojnë nuk është e kënaqshme”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Si gjithmonë, për dilemat shqiptare partnerët ndërkombëtarë e kanë një përgjigje. Në këtë rast është një togfjalësh shumë i përdorur vitin e fundit.

“Zakonisht, kur flitet për reformën në drejtësi fokusi vihet te krimi, korrupsioni, gjykatat, etj. Por pak flitet për përfitimet madhore që kjo reformë do të sjellë në komunitetin e biznesit. Kjo reformë është kritike. Ne besojmë se do të adoptohet shpejt dhe kur të ndodhë, kjo do të çojë një mesazh shumë të fortë për Shqipërinë në përgjithësi, por në veçanti për klimën e biznesit”, deklaroi një nga specialistët e huaj.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
2
My Cart

Subtotal: 1,600.00L

View cartCheckout

2