Studimi: Gjysma e bizneseve nuk i njohin politikat miqësore me familjen  - Business Magazine Albania

Studimi: Gjysma e bizneseve nuk i njohin politikat miqësore me familjen 

UNFPA
~11 minuta lexim

Sa miqësore është shoqëria jonë në politikat e familjes dhe barazisë gjinore? Sa miqësore janë kompanitë dhe punonjësit, administrata publike?! 

Mund të duket e tepërt të flitet për politika miqësore me familjen, në kushtet kur kompanitë kërkojnë të sigurojnë përfitime sa më të larta, por pandemia ishte një këmbanë alarmi për marrëdhëniet punë-jetë, punë-familje. Sa nga të punësuarit e kanë gjetur veten të zënë në kurthin e punës, dhe filluan të njohin realitete të tjera më tej?!

Një studim i UNFPA dhe Bashkëpunimit Austriak Për Zhvillim, tregon se ka çështje serioze tek të cilat duhet të ndalemi seriozisht për të punuar. 

Sipas këtij studimi, vetëm gjysma e bizneseve mendojnë se aplikimi i politikave miqësore me familjen është i rëndësishëm për të gjithë punonjësit. Kjo ndjeshmëri rritet pak më shumë për gratë me fëmijë të vegjël, apo personat me familjarë të sëmurë. 

Sipas vrojtimit, 61% e shikojnë të arsyeshëm aplikimin e politikave miqësore për familjen, për gratë me fëmijë të vegjël. 58% e bizneseve i shikojnë të arsyeshme politikat miqësore për familjen, për punonjës me familjarë të sëmurë. 

Artikulli u publikua  në faqen 20 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Shqetësues është fakti që vetëm 21% e bizneseve e shikojnë të arsyeshëm aplikimin e politikave miqësore për familjen, për burrat.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0