Strategji, iniciativa konkrete dhe shkëmbime, Panairi i Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022, eventi që  solli ndryshimin në industri - Business Magazine Albania

Strategji, iniciativa konkrete dhe shkëmbime, Panairi i Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022, eventi që  solli ndryshimin në industri

Panairi i Energjisë

Më datë 11 dhe 12 nëntor, u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, eventi më i madh dedikuar motorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare. “Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022” mblodhi personalitetet më në zë të industrisë, profesionistë të fushave, biznesmenë dhe aktorë vendimmarrës në fushën e energjitikës, ndërtimit e jo vetëm. Një ngjarje që do të ketë një impakt real, e gjitha në dobi të së ardhmes dhe zhvillimit të qendrueshëm.

Në ceremoninë e çeljes së panairit më 11 nëntor, drejtuesja e Iceberg Exhibition znj. Rafaela Rica theksoi rëndësinë e organizimit të të tilla eventeve dhe objektivat të cilat synohen të arrihen përgjatë dy ditëve dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të panairit.

“Adresimi i sfidave që paraqet koha, rritja e sektorit të energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri, rritja e rrjetëzimit dhe marrëdhënieve me partnerë rajonalë dhe globale janë objektivat kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022.” pohoi znj. Rica.

Fjala përshëndetëse iu dha gjithashtu Z. Gjergji Simaku zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Z. Simaku përgëzoi nismën e Iceberg Exhibition për të bashkuar dy industri si ajo e ndërtimit dhe energjiës në një event të vetëm, që sipas tij është dhe suksesi i këtij panairit, pika kyçe, e kthesës së madhe; bashkimi i fushës së ndërtimit me energjinë e rinovueshme. Z. Simaku u ndal gjithashtu dhe tek zhvillimet dhe strategjitë e qeverisë shqiptare së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të ndërmarra prej vitit 2003, si prioriteti ndaj energjive të rinovueshme ndaj atyre fosile, diversifikimi i burimeve të energjisë etj.

Z.Genc Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja pranë Bashkisë së Tiranës, u ndal gjithashtu në zhvillimet strategjike dhe iniciativat që Bashkia Tiranë ka ndërmarrë e do të vazhdojë të ndërmarrë në këtë sektor.

Aktivitetet, si workoshopet, konferencat e jo vetëm ishin gjithashtu një vlerë e shtuar e këtij panairi, i cili shërbeu si platforma më e gjerë e komunikimit mes aktorëve kryesorë, institucioneve, shoqatave dhe kompanive private të sektorit të energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër. Me një qasje rajonale duke u shtrirë dhe në Evropë, panairi dy-ditor mundësoi ndërveprimin mes prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive më inovative, produkteve dhe shërbimeve nga industritë e energjisë dhe ndërtimit.

Në kuadër të projektit “RE-SOURCES”, Interreg IPA CBC zhvillua workshopin me temë: “Strategjitë e energjisë së rinovueshme në Shqipëri”. Në këtë workshop mori pjesë një delegacion nga vendi fqinj Italia për te ndarë modelet që po aplikohen në vendin e tyre. Sfidat e reja me të cilat shoqëria e ditëve të sotme po përballet, si ndryshimet klimatike, konfliktet tregtare etj, kanë sjellë në vëmendje nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë, por jo vetëm. Fusha e ndërtimit gjithashtu nuk mbetet jashtë këtyre sfidave, duke bërë të lindë nevoja reale për zgjidhje më efiçente.

Projekti “RE-SOURCE” trajtoi këto sfida në zonën e Adriatikut Jugor, me objektivin për të promovuar efiçencën e energjisë së qëndrueshme dhe optimizimin e burimeve të lidhura me Industrinë 4.0 në nivel ndërkufitar, edhe nëpërmjet ripërdorimit të energjisë. Në veçanti, projekti e përmbushi këtë objektiv përmes organizimit të një prej seminareve organizuar në Shqipëri me 6 sesione, dhe një tjetri në Pulia, me qëllim shkëmbimin reciprok të njohurive dhe përvojës lidhur me këtë problematikë.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal organizoi gjithashtu konferencen me titull “Potenciali i ekonomisë qarkulluese për bizneset në rajonin e Ballkanit Perëndimor : mundësitë, barrierat dhe praktikat e mira”. Me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm në panel si Qendra për Zhvillim Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisor Sarajevë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë etj. synimi ishte të vendosej theksi tek avantazhi konkurrues që kanë kompanitë në rajon ne aplikimin e elementeve qarkullues. Në të njëjtën kohë, tranzicioni drejt modeleve të ekonomisë qarkulluese pengohet nga legjislacioni aktual “linear”, tregjet, mjetet dhe praktikat e investimeve. Paneli i konferencës u fokusua në mundësitë dhe barrierat për rritjen e qarkullimit të ekonomive rajonale, si dhe praktikat e mira qarkulluese, që tashmë ekzistojnë brenda rajonit.

Gjatë ditës së dytë të panairit pati gjithashtu disa prezantime teknologjish të ndryshme ashtu sikurëse Albesol dhe Schneider Electric prezantuan teknologjinë inovatore Sm AirSET për herë të parë. Studentët, të diplomuarit dhe profesionistët e rinj, në kuadër të Ditës së Karrierës mësuan më shumë rreth vendeve të punës dhe mundësive të karrierës në industrinë e energjisë dhe ndërtimit.

Sektori i energjisë dhe ndërtimit janë dy prej motorëve kryesorë të ekonomisë në Shqipëri, ndaj “Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022” erdhi si eventi më i madh dhe më i rëndësishëm për bizneset dhe profesionistët në këto sektorë.

Organizimi i panairit dy ditor nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin me partnerët tanë: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Regional Cooperation Council, Albesol, Schneider Electric, Smart Life Group, Aertermika dhe GES ALVision Sh.P.K.

***

Rreth Iceberg Exhibitions

Iceberg Exhibitions prezantohet nga Iceberg Communication si organizator i panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit. Iceberg Exhibitions organizon panaire dhe evente në fushën e biznesit në sektoret me impakt të rëndësishëm në ekonominë e rajonit si bujqësia, ndërtimi dhe energjia, turizmi etj. Objektivi kryesor i Iceberg Exhibitions është të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhenieve strategjike mes rajonit të Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe duke ndarë vizionet. Iceberg Exhibitions synon të sjellë eventin aty ku sektori ka impaktin më të madh pa u limituar me një vendodhje apo venue të caktuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0