Një zgjedhje thjeshtë dhe efektive, por sipas Steve Jobs, shumica e njerëzve nuk e bëjnë kurrë këtë.
Steve Jobs, bashkëthemeluesi dhe gjeniu i teknologjisë i Apple, vazhdon të ketë ndikim te brezat e ardhshëm. Në një intervistë të vjetër, Jobs ndau një histori që ilustron një tipar të pazakontë, që gjendet tek njerëzit më të suksesshëm. Ja një fragment:
“Telefonova Bill Hewlett, bashkëthemeluesin e Hewlett-Packard, kur isha 12 vjeç. ‘Përshëndetje, unë jam Steve Jobs. Jam 12 vjec. Jam student në shkollë të mesme. Dua të ndërtoj një numërues frekuencash dhe po pyesja veten, nëse keni ndonjë pjesë këmbimi, që mund të përdorja.’
Ai qeshi dhe më dha pjesët e këmbimit, si dhe më ofroi një punë atë verë në Hewlett-Packard. Dhe unë isha në parajsë.“ “Shumica e njerëzve nuk e marrin kurrë nismën, nuk telefonojnë, nuk pyesin kurrë. Kjo është ajo, që i ndan njerëzit që veprojnë, nga njerëzit që thjesht ëndërrojnë për t’i bërë ato.”
Kërkoni ndihmë dhe do t’ju jepet
Pa atë përvojë në HP, a do të kishte vazhduar Jobs të realizonte atë që bëri? Ndoshta – nuk do ta dimë kurrë.
Por, ne e dimë me siguri se një telefonatë e vetme ndikoi shumë në jetën e tij. Ai u mësoi një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të kësaj gjenerate – ose të ndonjë brezi, që të kërkonte atë që donte. E njëjta gjë mund të thuhet për vendet e punës, ku njerëzit kanë frikë të kërkojnë ndihmë. Në shumë biznese sot, frika i pengon njerëzit të jenë të hapur, për të kërkuar atë që duan dhe për të kërkuar ndihmë nga kolegët e tyre.
Sipas psikologes sociale Heidi Grant, 75% deri në 90% e së gjithë ndihmës, që bashkëpunëtorët i japin njëri-tjetrit, fillon me një kërkesë.
Lexo:Google sjell përditësimin e ri që do t’ju shpëtojë nga fjalëkalimet
Shumica e njerëzve janë të gatshëm të ndihmojnë, dhe sipas studimeve, 90% e ndihmës në vendin e punës, është në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj njerëzve, që e kërkojnë atë. Por, problemi mbetet se shumica e njerëzve nuk kërkojnë atë për të cilën kanë nevojë. Prandaj, për fat të keq, në shumicën e rasteve, asgjë nuk ndodh.
Dhënësi dhe kërkuesi i ndihmës
Sociologu Wayne Baker nga Universiteti i Miçiganit, shkroi një libër të titulluar “All You Have to Do Is Ask: How to Master the Most Important Skill for Success”.
Në kërkimin e tij, Baker zbuloi se “dhënësi-kërkuesi” (Giver-Requester) – një person, që ndihmon shpesh dhe gjithashtu kërkon ndihmë shpesh – është më i vlerësuar dhe më produktiv në punë. Si menaxherë dhe udhëheqës, gjëja kryesore është të ushqejmë një mjedis, ku njerëzit të ndihen të çliruar, që të japin dhe të marrin ndihmë.
Personat, që ndihmojnë dhe kërkojnë ndihmë, kanë shumë përfitime në karrierë. Studimi i Baker zbuloi se ata:
- Ngrihen në detyrë më shpejt dhe në moshë më të re;
- Paguhen më mirë;
- Janë të ditur dhe të besuar nga kolegët e tyre;
- Gëzojnë reputacion të mirë;
Kur njerëzit më të suksesshëm duan diçka, ata janë të gatshëm ta kërkojnë atë. Nëse Steve Jobs 12-vjeç mund ta bënte këtë, mund ta bëni edhe ju. / Inc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.