Steve Jobs e dinte se suksesi varej nga të thënit jo

Steve Jobs e dinte se suksesi varet nga të thënit jo


Ky trik mendor do t’ju ndihmojë të përmirësoni të thënit jo. “Fokusi është tek të thënit jo”, insistonte Jobs. Ja sesi të vendosni nëse do të refuzoni një mundësi.

Shpesh ne mendojmë se çelësi i suksesit janë të gjitha gjërat e mrekullueshme që bëni. Por shumë njerëz të suksesshëm do t’ju tregojnë se kjo është vetëm prapaskena. Magjia e vërtetë qëndron tek gjërat të cilave ju thoni jo.

Steve Jobs, për shembull besonte se “Fokusi është tek të thënit jo”. Madje ai refuzonte edhe projekte premtuese në mënyrë që të ruante përqendrimin në ato pak gjëra që bënte. Një pjesë e themeluesve dhe drejtuesve janë dakord se të thuash jo është po aq e rëndësishme sesa të thuash po.

Lexo këtu: EKSELENCA VJEN DUKE THËNË ‘JO’

Imagjinoni sikur është nesër

Ata që aspirojnë për madhështi përballen me një enigmë të rëndësishme. Jeta ofron rrugë dhe mundësi të pafundme. Si i dalloni ftesat, sugjerimet dhe idetë të cilat ia vlejnë  t’u kushtoni kohën tuaj të çmuar?

Shumë njerëz kanë ofruar këshilla, duke sugjeruar kategori gjërash nga të cilat duhet të hiqni dorë ose kanë ofruar skripte, të cilat ju ndihmojnë të refuzoni mundësitë me mirësjellje. Të gjitha këto këshilla janë të vlefshme.

Lexo këtu: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli

Një nga këshillat më të vlefshme lidhur me këtë, është ajo që jep shkrimtarja Anne Herbert. Ajo thotë se çdo herë që merr një ftesë disa muaj apo një javë në avancë, ajo pyet veten a do t’a pranonte ftesën nëse takimi do të ishte nesër. Përgjigjja zakonisht ishte jo. Nëse e përdorni këtë trik gjatë gjithë kohës, do t’ju shërbejë shumë.

Pse funksionon kjo

E bukura e këtij triku i ka rrënjët tek një vrojtim i thjeshtë rreth qenieve njerëzore.

Koha e shtrembëron mënyrën sesi i vlerësojmë gjërat. Kur ne jemi të sigurt, ne i vlerësojmë 5 dollarët që kemi sot më shumë sesa 5 dollarët që do të kemi pas një jave. Është e njëjta gjë edhe për 5 minutat. Është më e lehtë të dhurosh kohën e ardhshme sesa kohën e tashme.

Nuk kemi shumë gjëra në dorë për t’i ndryshuar këto paragjykime irracionale, por mund të mendohemi rreth tyre. Triku mendor i Herbert është i thjeshtë, por shumë i efektshëm për t’i dhënë vlerën e duhur kohës tuaj të ardhshme (si dhe për të mposhtur frikën se mos dukeni të pasjellshëm ose mosmirënjohës për momentin).

Lexo këtu: Që të jesh i suksesshëm duhet të thuash JO shpesh

Kështu që, herës tjetër kur t’ju ftojë dikush në një event, të flisni diku apo në ndonjë mundësi pune e cila është javë ose muaj më vonë, mos pyesni: “A është kjo një mundësi interesante ose e vlefshme?”. Ajo mund të jetë, por siç na rikujton Steve Jobs, ne nuk mund të ndjekim çdo mundësi të mirë që na shfaqet.

Në vend të kësaj, pyesni: “Nëse kjo gjë do të ndodhte nesër, a do të shkoja?”

Vetëm nëse përgjigjia është po, merreni seriozisht në konsideratë mundësinë për të shkuar.

Inc

Lexo këtu: 4 momentet kur duhet të thuash “JO”, sipas Steve Jobs

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë merr më shumë faj dhe më pak lavdi.”
— Arnold H. Glasow
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0