Startupet, për herë të parë një program mbështetës nga qeveria shqiptare  - Business Magazine Albania

Startupet, për herë të parë një program mbështetës nga qeveria shqiptare 

Startupet

Në vitet e fundit është pranuar se risitë teknologjike konsiderohen lehtësisht si një nga faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit të një vendi.

Janë një dritare e re që kërkon një horizont më të gjerë. Të ndërtosh një koncept te ri është si t’i bësh një dhuratë të madhe shoqërisë në të cilën do të operosh.

Është konstatuar se kompanitë e reja me fokus teknologjinë, renditen tashmë në vendet e para të bizneseve më të mëdha të globit. Teknologjitë e reja të zbatuara nga startup-et inovative kanë revolucionarizuar modelet e biznesit, duke sjellë perspektiva të reja në treg.

Në Shqipëri, në disa nga gjetjet e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2014 – 2020 identifikohet mungesa e politikave mbështetëse për bizneset start-up dhe e burimeve financiare alternative si: venture capital, innovation vouchers, business angels, etj (ref 3.1.6. Sfidat për zhvillimin e SME-ve). Po në këtë strategji, theksohet nevoja për aplikimin e teknologjive të reja, rritja çdo vit e numrit të ndërmarrjeve të reja dhe atyre inovative dhe përfshirja e instrumenteve të reja financiare, në veçanti në mbështetjen e atyre bizneseve që janë në fazën fillestare të tyre (startup).

Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

Në dhjetor 2021 u miratua në Këshillin e Ministrave projektligji “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, i cili synon krijimin e një kuadri rregullator dhe institucional të favorshëm për startup-et, të cilat sjellin risi në çdo fushë për zhvillimin ekonomik. Në po të njëjtin vit, Ministria bëri me dije se startup-et dhe lehtësuesit, të cilët plotësonin kriteret e projektligjit, do të financoheshin me grante nga buxheti i shtetit.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0