“Startup with Google”, site më i ri që u vjen në ndihmë startup-eve tuaj

“Startup with Google”, website më i ri që u vjen në ndihmë startup-eve tuaj


Si pjesë e komunitetit Startup Grind, edhe ti je pjesë e rrjetit global të “Google për Sipërmarrësit” (Google for Entrereneurs) dhe ne dëshirojmë që ti të jesh ndër të parët që dëgjon rreth “Startup with Google”.

Ne kemi dëgjuar nga sipërmarrës të panumërt që këshillat e mira dhe burimet e besuara janë vendimtare për suksesin, por vështirë për t’u gjetur. Me lançimin e startup.google.com, ne duam ta bëjmë këtë pak më të thjeshtë.

Startup with Google” është faqja e parë e këtij lloji për të sjellë së bashku mjetet, praktikat më të mira dhe komunitete për startup-et nga i gjithë rrjeti i Google, të gjitha në një vend. Nëse jeni duke filluar apo gati për t’u zhvilluar, qëllimi ynë është që t’ju ndihmojmë të rrisni startup-in tuaj.

Bëni progres sot, me ndihmën e site-it më të ri “Startup with Google”.

Startup with Google” tashmë ka shumë burime të dobishme për t’ju ndihmuar të ndërtoni një produkt të madh, të udhëhiqni ekipin tuaj, të grumbulloni fonde dhe të përballoni çfarëdo gjëje tjetër që mund të jetë në listën tuaj të detyrave sot. Ne do të vazhdojmë të shtojmë materiale në site në muajt në vijim, prandaj sigurohuni që të kontrolloni përsëri faqen në mënyrë që të përdorni një ndihmë të vogël për të bërë diçka për startup-in tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0