"Startup Pirates" zbarkon në Tiranë - Business Magazine Albania

“Startup Pirates” zbarkon në Tiranë


Qendra Rinore e Tiranës hap dyert për sipërmarrësit “piratë”, në një program njëjavor ku do të “zhyten” të rinjtë premtuesë në sipërmarrje.

“Piratët” do të jenë sipërmarës të njohur, mentorë nga fusha të ndryshme si dhe shumë të ftuar të tjerë, të cilët do të jenë të pranishëm gjatë datave 23 Prill- 30 Prill për të ndarë eksperiencat dhe mësuar së bashku në një kombinim trajnimesh, seanca mentorimi, momente inspiruese dhe shumë surpriza të tjera të këndshme.

Disa prej figurave të konfirmuara në pjesëmarrje përfshijnë Julia GOGA-COOKE dhe Mark TUTTLE, personalitete me influencë dhe karrierë të gjatë në fushat përkatëse.

Julia eshte CCO e “GConsultancy Innovation” UK, që i ndihmon kompanitë të zhvillojnë inovacionin, bashkëthemeluese dhe drejtore e “Own Label”, një kompani teknologjike mbi modën, një platformë që ndihmon dezinjuesit e rinj të tregojnë dhe demonstrojnë talentin e tyre. Julia ka një eksperience të gjatë akademike, gazetareske, arkitekte rrjetëzimi – një “design thinker” dhe sipermarrëse e pasionuar. Projekti i saj më i ri është krijimi i Albanian Innovation Accelerator – AIA, që ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë Shqiptarë që të bëhen sipërmarrës dhe inovatorë.

Mark është bashkëthemelues dhe CEO i Cryptografx Security Solutionst, bashkëthemelues dhe Drejtor i PlaceMarkOne. Ai ka qenë drejtues i lartë në disa kompani të rëndësishme në botë, përfshirë këtu Hewlett-Packard, Apple Computer, Nextel, Lucent Technologies, Yahoo!, Philips, e shumë të tjera. Si mentor i “Pioneers of the Balkans” dhe këshillues mbi sipërmarrjen për Startups, Mark ka qenë pjesë e më shumë se 30 aktiviteteve në 4 vitet e fundit! Mark ka shumë për të na mësuar sidomos mbi ndërtimin e ekipeve të suksesshme të spartup-eve!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0