STARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens, në ndihmë të konsumatorit shqiptar. - Business Magazine Albania

STARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens, në ndihmë të konsumatorit shqiptar.

Idetë e të rinjve duket sikur nuk rreshtin kurrë kur bëhet fjale për inovacion dhe gjithçka tjetër. Ndërsa në këtë episod të ri me shumë kureshtje ne u njohëm me dy prespektiva të reja. STARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens
Të flasim pak rreth 3DSKAI, gjithçka ka nisur nga një vazjë e re në moshë e cila sapo përfundoi ciklin e saj të studimeve në fizikë u afrua pranë kompanisë së vëllait të saj për të qënë më koherente me punën dhe se çfarë ndodhte në këtë treg.

Arla Bamllari: Aty unë kuptova se çfarë i duhej tregut dhe se për çfarë kishte më tepër nevojë tregu ku unë do të punoja.
Link:STARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens | EPISODI 5

Po merresha më konkretisht me prurjet e reja të dornëve dhe se  çfarë ata kishin nevojë për të punuar me risi dhe inovacion.
Unë në fakt duke qenë në fushën time të prodhimit dhe të hulumtuimit nuk u ndala vetëm aty por u futa më tej të gjithë fushës së kërkimit dhe aty u krijuan edhe idetë e para që të gjitha materialet të vinin në formën 3D. Sot që flaism në bashkëpunojmë ngushtë edhe me biznese simotra në rajon pasi është një fushë e re e cila ka gjithmonë nevojë për ide dhe për risi. Unë kam investiguar vetë kërkesën dhe ofertën e printimeve 3D në tregun shqiptar dhe le të themi që tashmë e kam të qartë panoramën e pastër te tregut për të pasur një vijimësi të mirë të biznesit.
Link: STARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens | EPISODI 5

Ndërsa një tjetër katalizator i mirë i biznesit me konsutmatorin është edhe idea e “DigitSapiens”, e cilësojmë pa frikë  gjeniale sepse bashkon të gjithë ata persona që punojnë në sektorin e transportit për ti afruar më tepër me konsmatoret dhe vendqendrimet më të mira për ta, apo për produktet e tyre.
Por si?..

Ariol Sollaku : Ky është produkti ynë kryesor por duam që ta shtrijmë edhe më tej pra ti japim dimensione të tjera. Ndaj kemi krijuar edhe një aplikacion i cili gjen vendodhjen e shtëpive që janë më afër transportuesve apo një vend ku të qëndrojnë. Me partnerët tanë kemi menduar që të ky aplikacion të quhet “Nobo where house”.

Belma Ajazi: Kemi vënë re që ekzistojnë kompani logjistike të cilat duan të bëjnë magazimin dhe një pjesë e tyre mbeten bosh, dhe pse të mos shfrytëzohet një pjesë e tyre e huazuar për të magazinaur në vende të caktuara mallin e tyre? Ndaj Nobo ka këtë qëllim, ne jemi koshientë që patjetër kemi konkurentët tanë por një platfomë që lidh dy etnitete është e veçanta dhe risia është ndërtimi i database e ballkanit të plotë dhe të mirëfilltë. Pse të mos optimizohemi në terma përdorimi dhe aksesi.
Link: STARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens | EPISODI 5

Këto dy ishte ishin plotësisht në ndihmë të konsumatorit shqiptar dhe jo vetëm, na ndiqni në episodin tonë të rradhës ku patjetër risia do të jetë kryefjala.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0