Startup-et studentore vlerësohen me çmime pas 100 ditëve të inkubimit me Tirana Inc. - Business Magazine Albania

Startup-et studentore vlerësohen me çmime pas 100 ditëve të inkubimit me Tirana Inc.

Tirana Inc

Në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” në Tiranë, 10 ekipe startup-esh studentore, të cilat  kanë qenë pjesë e programit të parë pilot Tirana Inc., prezantuan idetë e tyre të biznesit në DEMO DAY,  përpara Ambasadorëve të BE-së dhe të Shteteve Anëtare, Ministres së Shtetit për Mrojtjen e Sipërmarrjes,  Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesve të universiteteve dhe sektorit privat, aktorëve të  ekosistemit të inovacionit, miqve dhe familjarëve. 

Tirana Inc. është një nismë e pesë universiteteve shqiptare (Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti  Metropolitan, Universiteti Polis, Universiteti Epoka, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës), në  partneritet me Qytetin e Tiranës, krijuar me mbështetjen e projektit ‘EU for Innovation’ i financuar nga  BE-ja, qeveria gjermane dhe suedeze, me synimin për të nxitur krijimin e startup-eve dhe zhvillimin e  ekosistemit të inovacionit në Shqipëri. 

Tirana Inc., para së gjithash i shërben mbështetjes dhe fuqizimit të sipërmarrësve të rinj në Shqipëri, jo  vetëm të studentëve/ kërkuesve/ novatorëve dhe ndihmon sipërmarrësit e rinj ambicioz, për të  themeluar kompanitë e tyre, përmes pjesëmarrjes në programin e inkubimit të ideve. 

I strukturuar rreth përvojave të sipërmarrësve të suksesshëm dhe i mbështetur nga ekspertë të startup eve, në pitching (presantim ideje), modelimin financiar dhe zhvillimin e produktit, Tirana Inc. është një  program unik. Një komunitet është ndërtuar rreth saj: mbi 25 mentorë, 15 partnerë dhe 4 kompani  sponsorizuese nga sektori privat. Kjo ofron një eksperiencë të rrallë dhe akses në një rrjet të gjerë, për  sipërmarrësit e rinj. 

DEMO DAY shënoi edhe “diplomimin” e ekipeve të startup-eve studentore, nga programi 12 javor i  inkubimit. Një pjesë e rëndësishme e njohurive që sipërmarrësit e rinj fituan gjatë programit është dhe  aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive idenë e tyre të biznesit tek investitorët potencialë dhe palët  e tjera të interesuara. 

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i pranishëm në aktivitet u shpreh: “Përpjekjet e përbashkëta të shteteve  anëtare nën ombrellën e projektit, me multi-donatorë ‘EU for Innovation’, kanë ndihmuar shumë në  krijimin e Tirana Inc. Një projekt i cili është në interesin e të rinjve shqiptarë, sidomos nën kornizën e mundësive nga Tirana Kryeqyteti Rinor Evropian 2022 për të ndarë vizione, për të shfaqur talente, për të  takuar njerëz të rinj dhe për t’u angazhuar.”  

Duke folur si një nga anëtarët e ‘Skuadrës Evropa’, Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf pohoi se Tirana  Inc. është një shembull i shkëlqyer i progresit të madh që është arritur në ekosistemin e inovacionit dhe  startup-eve që nga viti 2018, me mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të ofruar nga GIZ në Shqipëri,  si zbatues i projektit ‘EU for Innovation’. 

Ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad u fokusua në përfaqësimin e madh të themelueseve vajza, midis 10  bizneseve të Tirana Inc. dhe bëri thirrje për më shumë sipërmarrëse gra, më shumë gra në teknologji dhe  në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), për të patur një rritje ekonomike  gjithëpërfshirëse në Shqipëri. 

Së fundmi, Ambasadori i Holandës Reinout Vos shtoi se Tirana Inc. shënon një shembull tjetër të  suksesshmëm të transferimit të njohurive nga një qasje evropiane, në bashkëpunim me partnerë të  shkëlqyer vendas, nën ombrellën e Delegacionit Evropian në Shqipëri dhe inkurajoi qëndrueshmërinë e  programit në të ardhmen. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e përmbylli fjalën e tij me mundësitë e aktivitetet, që do të  krijohen për të rinjtë në vitin 2022 nën Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. 

Ndërsa Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali iu referua edhe një herë angazhimit  të qeverisë shqiptare në mbështetjen e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit. 

Nga 10 startup-et studentore (City Med, Click Home, Diabetic Digital Albanian App, Artsopolis Academy &  Dada, Rentnow, ThreeSixty, Bite in Bytes, MeFol, Healthy Mind, Utopia Tiny House dhe I-Move Taxi) të  cilat prezantuan, juria e ekspertëve shpërbleu me çmime monetare, përkatësisht 2500 Euro, të  sponsorizuara nga Albtelecom, 1500 Euro, mundësuar nga Credins Bank dhe 1000 Euro nga Tirana  Business Park, tre startup-et më të mira: RentNow, Bite in Bytes dhe Clickhome. 

Çmime të tjera, të cilat ofronin mentorim dhe konsulencë, hapësira pune, bileta për konferenca  ndërkombëtare dhe mjete teknike, iu dhuruan startup-eve studentore nga partnerët e Tirana Inc. dhe  aktorë të ekosistemit si Coolab, INNVEST, Business Magazine, Cloud 68, PwC Albania & Kosovo etj.  

DEMO DAY ishte një finale e suksesshme e programit pilot Tirana Inc., i mundësuar nga ‘EU for Innovation’  dhe i zbatuar nga GIZ me mbështetjen e Preneurz.Amsterdam.  

Inkubatori i parë, multi-universitar, do të vazhdojë mbështetjen e ekipeve ambicioze, studentore, me ide  të shkëlqyera biznesi, në vitet në vijim duke synuar të bëhet destinacioni numër një në Shqipëri, për  sipërmarrësit e rinj, që synojnë të ndërtojnë biznesin e tyre. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0