“Stagflacion” term hibrid. Çfarë sjell kjo valë stagflacioniste në vendin tonë dhe në botë - Business Magazine Albania

“Stagflacion” term hibrid. Çfarë sjell kjo valë stagflacioniste në vendin tonë dhe në botë

“Stagflacion”një term hibrid. Çfarë sjell kjo valë stagflacioniste në vendin tonë dhe në botë

Çmimet e energjisë, hidrokarbureve po i rrisin në mënyrë të frikshme kostot e jetesës për qytetarët europian. Ndaj, shumë ekspertë po hedhin tezën se inflacioni faktik gjatë këtij viti do të jetë me shumë gjasa dyshifor, mes 10-15%. Muajt e fundit, ekonomistët dhe analistët e specializuar janë rikthyer dukshëm të flasin për “stagflacion”, një term hibrid, pak i njohur për publikun e gjerë, i cili tregon një fazë të ekonomisë në të cilën stanjacioni dhe rritja e çmimeve bashkë jetojnë me nivelet e larta të papunësisë. Igli Toska shpjegon se çfarë sjell kjo valë stagflacioniste në vendin tonë dhe në botë.


“Stagflacioni është parimisht një fenomen i cili vonë u pranua  si një ngjarje ekonomike e cila mund ta godasë një ekonomi, pasi teorikisht duken si dy ngjarje që ndodhin në mënyrë të pakuptueshme me njëra tjetrën, pra inflacioni i lartë dhe rënia ose stagflacioni ekonomik. Kombinimi i këtyre të dyjave duket teorikisht një kuaz i pamundur, por historia ekonomike kryesisht vitet 70-80 në Azi tregoi që gjithçka është e mundshme dhe shumë kërcënuese në qoftëse ndodh. A kërcënohet ekonomia shqiptare? Banka botërore tha që ekonomia e eurozonës dhe më gjërë ka tendencë të përfshihet nga një valë stagflacioniste, pra nuk është vetëm Shqipëria por është e gjithë ekonomia e eurozonës me të cilën ne kemi volumin më të madh tregtar në tërësi.”

Gjermania bëri të ditur se inflacioni arriti në 7.6%, për herë të parë që nga bashkimi i 2 Gjermanive. Ndërsa Spanja mban kryesimin për marsin, me 9.8%, gjë e padëgjuar në 37 vitet e fundit. “Po nëse ekonomi  të konsoliduara,  të zhvilluara me bilance tregtare pozitive e kështu me rradhë, e kanë më të thjeshtë ta kalojnë një problematikë, lënë më pak pasoja dhe efekte anësore në shëndetit ekonomik në tërësi. Ekonomi të brishta si e jona, të cilat janë goditur nga kriza të njëpasnjëshme, ku gjatë pandemisë kemi mbylljen e industrive për një kohë relativisht të gjatë dhe situata aktuale kriza globale. Por shqipëria është goditur edhe nga një krizë paraprake në vitin 2019 nga tërmeti, e cila i detyroi që të rrisnin nivelin e borxhit, dhe kjo gjë e bën akoma më të vështirë pasojat që sjell në ekonomi.”

Stagflacioni është i rrallë, edhe i rrezikshëm, sepse të ardhurat e njerëzve zvogëlohen por në të njëjten kohë rriten kostot e jetesës. Menaxhimi i tij duhet të jetë i ngjashëm me një operacion kirurgjikal kompleks, por pa prekur funksionalitetin e organeve të tjera. Me veprime të kujdesshme dhe të studiuara, jo me goditje të përqëndruara e inerci.

“Menaxhim sagflacionit është tejet dinamik, duhet të jetë kreativ pasi duhet të jetë fleksibël në varësi të situatës sesi rrjedhin ngjarjet duhet të fillojë të menaxhohet dhe të lëshojë kushte menaxhimi. Nga ana tjetër duhet një konsensus një bashkrendim i punës së institucioneve të ndryshme qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel monetar. Puna e bankës qëndrore me politikën e saj monetare kryesisht duke e lidhur me instrumentin e normës bazë të interesit duhet të jetë në rakordim të plotë me axhendën e ministrisë së financave dhe përmes politikës së saj fiskale, doganore etj. Menaxhimi i saj është i vështirë, ne kemi një eksperiencë të munguar në menxhimin e këtyre ngjarjeve, por prezenca e institucioneve ndërkombëtare do të na bëjë ta përballojmë këtë gjendje krize.”

Nga frika e “Stagflacionit”, Banka Qëndrore Europiane po tregohet akoma e rezervuar për të operuar direkt me instrumentin e saj kryesor të politikës monetare, rritja e normës bazë të interesit për monedhën Euro.  Dilema është e madhe: rritja e normave të interesit për të qetësuar inflacionin, apo kjo gjë do të sillte më tej një përballje akoma më të rrezikshme me rrezikun e frenimit të rritjes ekonomike në ekonominë e Eurozonës, që nuk kishte shumë që kishte filluar të jepte sinjale pozitive për rimëkëmbje dhe ekspansion të qëndrueshme pas periudhës së vështirë pandemike.

“BE nuk ka nisur le të themi një politikë të mirëfilltë në kuadër të kësaj problematike. Kjo nuk ka nisur sepse shumë vende sikundër edhe banka qëndrore europiane lëvizin edhe në bazë të interesit duke e rritur atë, pasi i druhen goditjes në rritjen ekonomike. Besoj që në muajt në vijim do të ketë një dakordësi mes vendeve me bankën qëndrore të FMN-së për të vendosur një plan masash të unifikuar. Një plan që do të na shërbejë dhe ne si vend aleat i Bashkimit Europian dhe pse jo anëtar me të drejta të plota, për ta pasur dhe ne atë draft manualin tonë për guidimin e Shqipërisë në zbutjen e kësaj krize.”  u shpreh Tola.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0