Spotet e Super Bowl, supremacia vazhdon apo po perëndon?

Spotet e Super Bowl, supremacia vazhdon apo po perëndon?


Analistët e sportit thonë se çelësi për të fituar Super Bowl është “M” e madhe: Mbrojtja.

Kjo është e vërtetë edhe për brandet. Me kaq shumë para në lojë, 170,000 $ për sekondë gjatë këtij viti, është e rëndësishme të kuptohet kjo pikë. Reklamat më të këqija të Super Bowl janë të pashlyeshme nga memoria për vite. Më të mirat thjesht nuk duhet ta “dreqosin.”

Dhe reklamat janë, gjithmonë e më shumë në rritje, një spektakël argëtues që pretendojnë të zënë vendin e tyre gjatë natës së madhe.

Me kaq shumë reklama që debutojnë disa javë përpara eventit online, motivimi për t’i ndjekur ato në televizion ka ndryshuar.

“Ekranet e dyta” po përjetojnë “boom”-in e tyre, pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për laptop apo telefon mobile.

Ky ishte vitit i katërt konsekutiv që Super Bowl është transmeturar online falas në internet. CBS e mundësoj lojën “live” në website-in e saj dhe nëpërmjet aplikacionit të saj CBS Sports App nëpërmjet një varieteti të shërbimeve më të mira duke përfshirë Apple TV, Amazon Fire TV, Google Chromecast, Roku dhe të tjerë.

Megjithatë kishte plot mënyra të tjera për të marrë pjesë në traditën amerikane pa e parë ndonjëherë ndeshjen. Twitter lulëzon gjatë eventeve të tilla live si ky. Gjatë Super Bowl 16.9 milionë “cicërima” u bënë nga 3.8 milionë autorë unikë, sipas Nielsen.

Një tjetër fitues:Youtube. Pjesa më e madhe e reklamave që u panë nga njerëzit para dhe pas reklamave u bë nga telefoni, thotë Google.

Për ata të cilët nuk donin të ishin të updatuar në dritaren ku mund ta ndiqje, kishte të tjera mënyra për ta bërë, pa qenë nevoja për kabllon e TV-së.

Të dhënat e mësipërme ishin të gjitha në linjën e mendimit të atyre marketerëve të cilët pyesnin veten: pse të lodhemi me një reklamë TV? Dhe me një spot publicitar me një kosto 5 milionë $, a ia vlen kostoja për kthimin nga investimi?

Dhe më pas qëndron risku i konsumatorëve, konkurrentëve dhe lëvizjet “hashtag” ekzaminojnë çdo sekondë të çdo spoti në çdo rrjet social.

Ne kemi parë një dozë të kësaj në Super Bowl-in e vitit të kaluar, por në 2016-ën duket se e kemi kaluar pikën kritike, duke lënë më pak hapësirë për televizionin tradicional dhe reklamimin tradicional në një botë ku marketingu “fluturak” (jetëshkurtër) vjen gjithmonë e më shumë në rritje.

Ndeshja e këtij viti dhe reklamat e këtij viti nuk ishin kaq spektakolare saç prisnim, por duke parë sfondin aktual të kulturës amerikane, do të ishte shumë e vështirë që vetëm në një ndeshje një reklamë të dallohet nga shumë të tilla. Mbase e vetmja mënyrë do të ishte një paraqitje e shkurtër e Donald Trump.

Kështuqë për habinë e askujt, fitimtarja e vërtetë e Super Bowl ishte Beyoncé.

Ja edhe disa të tjerë që u shfaqën me yje të artë:

Kompanitë e makinave: Që nga tributi vizual i Jeep e deri te spoti emocional i Audi-t që shfaqte “Starman” të David Bowie, prodhuesit e makinave “shpërthyen” disa nga rekordet e tyre të fitimeve këtë vit për të provuar se ka ende emocione që lidhen me idenë e automobilave të amerikanëve.

Doritos: Të vërtetë ndaj formës, pati disa spote të ndryshme, të cilat të gjitha sillnin në mendje humor dhe kontroversitet. Pak rëndësi ka se në të cilën anë anonit ju, spotet shkaktuan bisedë dhe vazhduan garimin e Doritos si një pjesë e rëndësishme e Super Bowl.

#PuppyMonkeyBaby: Një krijim “i tmerrshëm” i adhurueshëm nga Mountain Dew ishte trendi i të gjithë natës. Çfarë bën kjo për Mountain Dew është e paqartë. Por interneti i është falë edhe për një krijesë të çuditshme subjekt për GIF.

Drake: Fiks në momentin ku menduat se DJ Khaled ishte bërë muzikanti i dashur me njohje nga IT, hyn Drake duke na kujtuar edhe njëherë se nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të ishte më i miri.

Animals: Sepse në fund të ditës, bëhet fjalë për vendin e sigurt universal të marketingut: kafshët. Dy më të veçantat ishin vrapi i qenit të Heinz Wiener dhe kori i deleve që këndonin të Hondas.

Të adhurueshme, për t’u mbajtur mend, dhe për t’u “cicëruar.”

Këtë vit nuk kishte “dështime epike” kur vjen fjala për reklamat. Të vetmit dështakë ishin dizenjatori i kostumit të Coldplay dhe fansat e The Good Wife të cilët zbuluan se show po i afrohet episodit final të sezonit të tij të nëntë.

Pjesa tjetër e 2016-ës premton t’i sjellë edhe më shumë ndryshime dramatike mënyrës se si konsumatorët mendojnë rreth televizionit, duke i bërë marketerët e brandeve të pyesin veten nëse ka ngelur ndonjë mbrojtje apo supremacia e spoteve të Superbowl do të perëndojë dalëngadalë së bashku me Peyton Manning dhe shishen e tij të Budweiser.

 

/Mashable/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0