SOT FINALJA E MADHE E “DO YOU HAVE AN IDEA”, NJË MBRËMJE E MBUSHUR PLOT EMOCIONE - Business Magazine Albania

SOT FINALJA E MADHE E “DO YOU HAVE AN IDEA”, NJË MBRËMJE E MBUSHUR PLOT EMOCIONE


Konkurrentë shumë largpamës dhe ide shumë inovative kanë ardhur në këtë sezon të parë të “Do you have an idea”! Kanë qenë mbi 300 projekte të prezantuara nga të cilët 50 prej tyre janë kualifikuar.

Janë sot përpara panelit të jurisë në Finalen e madhe, 7 konkurrentë por fituesi i çmimit të madh është vetëm një. Ja cilët janë ata:

Stela Toska – Projekti “Creativity zone by Stela”

Geldi Belb & Klaudio Imeraj – Projekti “Share Albania”

Ejona Zaimaj – Projekti “Ferma Amalthia”

Blerina Ago – Projekti “Albanian Adventure Resort”

Zhaklin Istrefi & Edlira Shima – Projekti “Blancheur”

Xhendris Ismaili – Projekti “Albanian ICT Academy”

Reald Biba & Gentian Suçi – Projekti Loja strategjike “Skënderbeu”

Të gjithë këta konkurrentë janë plot emocione përballë panelit të jurisë i cili përbëhet nga:

Avni Ponari – Drejtor i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”

Samir Mane – President i Grupit BALFIN

Donika Mici – Ceo në Donianna dhe Mici shpk

Artan Dulaku – Themelues i Edil ALGroup

Cili do të jetë fituesi?

Mos humbisni puntatën e fundit të “Do you have an idea” sot në orën 21:00 në Vizion Plus.

/Tring.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0