‘Snapchat’ ka njoftuar se ka shtuar një funksion të ri në aplikacion duke iu përgjigjur menjëherë kritikëve për kufizimin e këtij rrjeti social në shpërndarjen e statuseve.
Përditësimi është një funksion i ri i shtuar në aplikacion që ua lehtëson përdoruesve shtimin e miqve duke u lejuar ndarjen e një URL-je të personalizuar që të tjerët të mund ta përdorin për t’i ndjekur ata në mënyrë të veçuar.
Ju mund ta ndani URL-në tuaj nga menuja ‘Shto miqtë’ duke zgjedhur emrin e përdoruesit. Kjo karakteristikë e re mbështetet edhe nga Androidi dhe iOS.
Kjo do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë edhe miqtë nëpërmjet numrit që ndodhet në telefonat e tyre.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto