Sipërmarrësit e rinj shqiptarë tashmë "pranë" liderave të njohur botërorë - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit e rinj shqiptarë tashmë “pranë” liderave të njohur botërorë


Për herë të parë në Shqipëri një program inovativ i ofron mundësinë sipërmarrësve të rinj të përfitojnë nga eksperienca dhe njohuritë e biznesmenëve të suksesshëm. Programi i financuar nga SECO Zvicer, u lançua këtë të hënë nëpërmjet një Work-shopi me pjesëmarrjen e ekspertëve amerikanë.

Në fokus të këtij programi global që zbatohet nga Swisscontact është fuqizimi i ekosistemit start-up nëpërmjet mentorimit.

Programi u lançua këtë të hënë nëpërmjet një workshop-i organizuar në Tirana Talent Garden me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm përfshirë ekspertin amerikan Mike Ducker.

Vasken Spiru nga Swisscontact shpjegon qëllimin e këtij Work-shopi.

Nga ana tjetër eksperti amerikan Mike Ducker theksoi rëndësinë që ka këshillimi i sipërmarrësve të rinj për ekonominë e vendit.

Sipërmarrësit-e rinj-shqiptarë-liderë-botërorë-businessmag

Mike: “Unë jam këtu për të folur për rëndësinë e mentorimit, se sa e rëndësishme është që sektori privat në Shqipëri, veçanërisht ata që janë të suksesshëm të ndihmojnë brezin e ri të sipërmarrësve.

Kjo është një mënyrë për t’i ndihmuar këta sipërmarrës që të rrisin kompanitë e tyre dhe të kenë mundësinë që të përfitojnë investime. Nëse duam të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme është e domosdoshme që të ndajmë njohuritë dhe ekspertizën.”

Swisscontact deklaron se në këtë projekt do të bashkëpunojë edhe me akseleratorët e tjerë për të zgjeruar numrin e mentorëve (këshilluesve) të kualifikuar dhe përforcuar aftësitë e tyre.

Ndërkaq Lindita Komani, drejtuese e Talent Garden Albania thekson përse vendosën të mbështesin këtë projekt.

Startupet janë tepër të rëndësishëm për ekonominë pasi ofrojnë zgjidhje të reja duke krijuar vetë tregjet e tyre dhe mundësitë për biznes.Vec kësaj ata mund të ndihmojnë në përballimin e sfidave nëpërmjet mundësive që ofrojnë në sektorët tradicionalë dhe të stabilizuar të ekonomisë.

 

/Shqiptarja.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0