Sipërmarrësi turk Kenan Sevinç: Shqipëria ka ecur me shpejtësi vitet e fundit - Business Magazine Albania

Sipërmarrësi turk Kenan Sevinç: Shqipëria ka ecur me shpejtësi vitet e fundit

sipermarres

“Një nga arsyet pse hymë në sektorin HORECA është zhvillimi i turizmit”

Shqipëria është një treg joshës edhe për investitorët e huaj në sektorë të ndryshëm. Një peshë të rëndësishme zënë marrëdhëniet tregtare me Turqinë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Kenan Sevinç, është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm turq që bën biznes në vendin tonë prej më shumë se dhjetë vitesh. Global Distribution sjell për publikun shqiptar një sërë produktesh që gjejnë përdorim të përditshëm. Në një intervistë për Probizz.al, Z. Kenan Sevinç tregon për eksperiencën e tij në të bërit biznes në vendin tonë.

Prej 10 vitesh operoni në tregun shqiptar në fushën e biznesit. A ka qenë hap i duhur për ju prezenca në Shqipëri ?

Në tregun shqiptar kemi hyrë në vitin 2007. Si rezultat i studimeve paraprake që kemi bërë, kemi parë se ka hapësira dhe mundësi  të mira për të hyrë në treg.  Ne u futëm në treg me markat tona të forta. Mendoj se morëm vendimin e duhur.

Si është pozicionuar sot në treg Global Distribution dhe cila është gama e produkteve që ofron?

Global Distribution shpërndan marka kryesore nga vende të ndryshme. Disa prej tyre janë Patos, Peyman, Biscolata, Karuzo. Përveç kësaj, ne kemi markën Bora Toilet paper, me të cilën ne japim një kontribut të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ne e kemi arritur ta prodhojme këtë produkt në Shqipëri. Gjithashtu eksportojmë në shumë vende markën tonë Bora. Ne prodhojmë markën tonë Moment Biscuit e cila  është një fabrikë vendase me emër Anter Biscuits. Ne e eksportojmë këtë produkt në vende të ndryshme.  Global Distribution është ndër 10 kompani më të mira të shpërndarjes në Shqipëri. Me një staf më shumë se 100 punonjës, ne i shërbejmë të gjithë Shqipërisë.

Cilat janë ambiciet tuaja të mëtejshme në fushën e të bërit biznes?

Që nga  ky vit, kemi bërë një hyrje serioze në sektorin Horeca. Ne vazhdojmë të punojmë për të qenë një shpërndarës i mirë në këtë fushë.

Si e krahasoni Shqipërinë me Kosovën në klimën e biznesit?

Kur krahasojmë Kosovën dhe Shqipërinë, ka dallime serioze. Zakonet e konsumit janë shumë të ndryshme.  Në të dy vendet shohim edhe mangësitë edhe favoritet. Megjithatë, mund të them se Shqipëria është zhvilluar me shpejtësi vitet e fundit, e ndikuar me shumë nga turizmi.

Sa ndikim ka zhvillimi i turizmit në Shqipëri edhe në ecurinë e sipërmarrjes tuaj?

Turizmi siç ndikon pozitivisht në çdo sektor, gjithashtu është i ndikueshëm edhe në sektorin tonë. Në veçanti, një nga arsyet pse hymë në sektorin Horeca është zhvillimi i turizmit. Nëse zgjidhet mungesa e personelit të kualifikuar dhe hapen zonat e trajnimit për turizmin, turizmi do të rritet më shumë.

Lexo edhe: Kina prezanton spitalin e parë në botë që përbëhet nga vetëm 14 doktorë AI

Si duket interesi i sipërmarrësve apo investitorëve turq në Shqipëri?

Kompanitë turke i kanë dhënë gjithmonë prioritet investimit në Shqipëri. Aktualisht, kemi shumë investime serioze turke në sektorë të ndryshëm. Kemi investime të rëndësishme në sektorin bankar, miniera dhe në energjitike. Mendoj se kjo do të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Ne e kemi parë gjithmonë  Shqipërinë si një vend mik.

Cilët sektorë shihen me prioritet?

Tani ne po tregojmë qe kemi interes serioz për sektorët e turizmit, energjisë, shëndetësisë dhe ndërtimit. Në vitet e ardhshme, do të kemi investimet serioze turke në këto sektorë.

probizz.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0