Sipërmarrës lind apo bëhesh?

Sipërmarrës lind apo bëhesh?

~7 minuta lexim


Nga Daniel Priestley
Një nga pyetjet më të kërkuara në Google në lidhje me sipërmarrjen është “sipërmarrës lind apo bëhesh”? Për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të prerë. Daniel Priestley ka shkruar katër libra për sipërmarrjen dhe ka folur në konferenca në të gjithë botën, krahas udhëheqësve të njohur të biznesit.

Sipas tij lidhur me pyetjen nëse sipërmarrës lind apo bëhesh ai thotë: “ju duhet të keni lindur dhe pastaj të jeni bërë”. Le t’i shtjellojmë të dy aspektet.

                                                                                             Sipërmarrës i lindur

Gjeni atë që ju përshtatet
Të jesh sipërmarrës i lindur nuk do të thotë të lindësh në një mënyrë të veçantë, por bëhet fjalë që të gjesh diçka që është e përshtatshme me natyrën tënde. Çdo sipërmarrës i suksesshëm është një sipërmarrës i lindur. Megjithatë, lajmi i mirë është se nuk ka vetëm një tip sipërmarrësi. Ekzistojnë sipërmarrës në sektorë të ndryshëm si në financë, argëtim, media, software, sport, inxhinieri. Në jetën tuaj ju mund të takoni sipërmarrës me personalitete të ndryshme.

Lexo: Pse një sipërmarrës mund të dalë në pension parakohe?

Sipërmarrësit e suksesshëm mund të jenë tipa që e përqafojnë rrezikun, mund të jenë social, të ndrojtur, konservatorë, optimist ose liberal. Ideja është të përshtateni mirë me personalitetin dhe sipërmarrjen qëudhëhiqni.  Jo secilit mund t’i përshatet çdo lloj sipërmarrje. Një sipërmarrje që i  përshtatet dikujt, mund të mos i përshtatet dikujt tjetër. Pra gjithçka varet nga natyra juaj.

  • Sipërmarrja ka të bëjë me një hap drejt së panjohurës. Disa sipërmarrës ndihen të guximshëm pas një analize të kujdesshme, disa të tjerë ndihen të guximshëm pas një ngjarje që i bën ata të reflektojnë. Por për të qenë i guximshëm, çdo sipërmarrës duhet të dalë herë pas here nga zona e tij e komfortit.
  • Sipërmarrësit e duan shumë atë që bëjnë, dhe këtë nuk e bëjnë vetëm për para. Paratë janë një mënyrë e mirë për të arritur objektivin, por nëse do të bëhet fjalë vetëm për para ata “eleminohen direkt nga loja”. Shumë sipërmarrës fitojnë shumë para pas shumë vitesh përpjekje, por nëse paratë janë motivuesi i vetëm, do t’a keni shumë të vështirë të arrini suksesin që kishit menduar.
  • Një sipërmarrës që synon suksesin, duhet të jetë kokëfortë. Ata duhet të jenë të përqëndruan në arritjen e rezultateve të synuara.

                                                                                             Të bëhesh sipërmarrës
Zhvillimi i aftësive bazë të një sipërmarrësi
Pasi të vendosni se në cilin lloj biznesi do të fokusoheni, në rradhë të parë duhet të dini nëse ky biznes përshtatet me natyrën tuaj. Gjithashtu duhet të kuptoni nëse do të mundeni që me këtë lloj biznesi do të keni ndikim tek të tjerët. Të drejtosh një biznes është një punë komplekse, që përfshin financën, shitjet, komunikimin, pronësinë intelektuale, krijimin e produkteve, kulturën e kompanisë, marketingun, zhvillimin e teknologjisë etj.

Lexo: Pse sipërmarrësit duhet të kursejnë dhe investojnë para?

Sipërmarrësit kanë sukses vetëm nëse rrethohen nga njerëz të aftë dhe që japin produktivitet. Aftësia kryesore e një sipërmarrësi është të arrijë të ndikojë tek të tjerët, t’i bëjë njerëzit të menaxhojnë kohën e tyre dhe të bëhen kreativ.

Rikthehemi tek pyetja, sipërmarrës lind apo bëhesh?
Sipërmarrësit duhet të bëjnë atë për të cilën mendojnë se janë të lindur, më pas duhet të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe në fund të përqafojnë vizionin e tyre”.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0