Sipas një raporti të Google, hakerët rusë kanë shënjestruar NATO-n dhe ushtritë e Evropës Lindore - Business Magazine Albania

Sipas një raporti të Google, hakerët rusë kanë shënjestruar NATO-n dhe ushtritë e Evropës Lindore

hakerët rusë

Hakerët rusë së fundi janë përpjekur të depërtojnë në rrjetet e NATO-s dhe ushtrive të disa vendeve të Evropës Lindore, tha Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google në një raport të botuar.

Raporti nuk thoshte se cilët ushtri ishin shënjestruar në atë që Google e përshkroi si “fushata të phishing” të nisura nga një grup me bazë në Rusi i quajtur Coldriver, ose Callisto.

“Këto fushata u dërguan duke përdorur llogari të krijuara në Gmail në llogaritë jo të Google, kështu që shkalla e suksesit të këtyre fushatave është e panjohur”, thuhet në raport.

Rusia, e cila tani është nën sanksione të rënda ekonomike perëndimore pas vendimit të saj për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, rregullisht mohon akuzat për sulme kibernetike ndaj objektivave perëndimore.

Në vitin 2019, firma finlandeze e sigurisë kibernetike F-Secure Labs e përshkroi Callisto si një aktor kërcënimi të paidentifikuar dhe të avancuar “të interesuar në mbledhjen e informacioneve në lidhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë” në Evropë.

Lexoni: Agjencitë e BE-së duhet të rrisin masat e sigurisë kibernetike, thonë auditorët

Përpjekja e parë për të hakuar NATO-n

Grupi synoi gjithashtu një Qendër të NATO-s, thuhet në raportin e Google të së mërkurës, pa dhënë detaje. Në një deklaratë, qendra nuk iu drejtua drejtpërdrejt raportit të Google, por tha: “Ne shohim aktivitete keqdashëse kibernetike çdo ditë”.

Sipas raportit, Calisto nisi fushata të phishing në dy javët e fundit, duke synuar disa OJQ dhe institute kërkimore me bazë në SHBA, ushtrinë e një vendi ballkanik dhe një kontraktor të mbrojtjes me bazë në Ukrainë.

Megjithatë, për herë të parë, TAG ka vëzhguar fushatat e Callisto që synojnë ushtrinë e shumë vendeve të Evropës Lindore, si dhe një Qendër të NATO-s.

Shkalla e suksesit të këtyre fushatave nuk dihet, tregoi raporti, pasi ato u ekzekutuan duke përdorur llogari të sapokrijuara Gmail të dërguara në llogaritë jashtë Google.

Google shtoi se nuk kishte vërejtur asnjë llogari Gmail të komprometuar me sukses gjatë këtyre fushatave.

/euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0