Si të zgjoheni çdo mëngjes plot energji? - Business Magazine Albania

Si të zgjoheni çdo mëngjes plot energji?


Alarmi ju bie për të disatën herë dhe e vetmja gjë që bëni është të ktheheni në anën tjetër. Pas një ore duke vazhduar kështu dhe një filxhan të madh me kafe më në fund zgjoheni, por a është kjo mënyra me të cilën doni të filloni ditën tuaj? Në këtë artikull BusinessMag ju sjell 4 mënyra që do ju bëjnë të zgjoheni shpejt dhe energjikë.

  1. Mbajeni alarmin tuaj në anën tjetër të dhomës

Nëse butoni i alarmit është pranë jastëkut tuaj, ka të ngjarë që ju të shtyni alarmin derisa ai të ndalojë. Në të kundërt, ju do të detyrohuni të dilni nga shtrati.

  1. Shihni dritën

Për një gjumë të mirë, ju doni të jeni larg nga TV, telefoni, pra dëshironi errësirë absolute. Por kur zgjoheni, doni absolutisht të kundërtën. Për ta realizuar këtë hapni grilat!

  1. Filloni me një dush

Kjo çliron dopaminë neurokimike në trurin tuaj, duke ju vënë në një gjendje më të lumtur dhe më të qetë.

  1. Gjeni një pasion

E mbani mend ndjesinë kur ishit fëmijë të shtunave në mëngjes? Mezi prisnit të zgjoheshit dhe të shikonit kukullat tuaja të preferuara. Gjeni projekte dhe qëllime për të cilat jeni të apasionuar po njësoj edhe sot, në mënyrë që të zgjoheni me energji.

burimi: success.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0