Si të tërhiqni vëmendjen e personave me influencë kur u dërgoni email?


Liderat e industrisë marrin qindra me emaile që u kërkojnë atyre këshilla, partneritet, takime, fjalime në publik apo çfarëdo qoftë. Pak rëndësi ka se sa rëndësi dhe me sa respekt drejtohet kërkesa, shanset janë që emaili juaj të përfundojë në të njëjtin pirg me shumë të tjerë.

Por a ka ndonjë gjë që mund të bëni për të përmirësuar shanset që jo vetëm që të arrijnë të lexohen emailet tuaj, por edhe t’u kthehet një përgjigjie? Të kesh vëmendjen e një lideri të madh nuk kërkon domosdoshmërisht gjeste të mëdha ose subjekte provokative të emaileve (një subjekt i qartë dhe i drejtëpërdrejtë mund të jetë më i dobishëm). Plus faktit që shumë prej emaileve të tjera që u adresohen liderave mund të jenë shumë gafa në të shkruar, kështuqë një etiketë e thjeshtë për emailin tuaj mund t’ju çojë më larg se ç’mund ta mendoni ju.

6 trajnerë nga Këshilli i Trajnuesve të Forbes ndajnë me ne ekstrakte këshillash të tyre në ‘mjeshtërimin’ e emaileve që u dërgojmë individëve me influencë.

1. Bëjeni të kuptojë që ka lidhje më të 

Jini të drejtëpërdrejtë dhe të përmbledhur, kështuqë marrësit të emailit tuaj nuk do t’i duhet kaq shumë kohë të kuptojë se çfarë kërkoni ju prej tyre. Nëse po kërkoni ndihmën e tyre, niseni me një kërkesë të vogël (pra, niseni me diçka që do t’i kushtojë pak përpjekje dhe pak kohë marrësit të emailit). Nëse ofroni ndihmë, qasuni personit në fjalë ashtu siç do t’i qaseshit një klienti, duke ia bërë të qartë se si do të ishte edhe në përfitim të tij/saj përpjekjet tuaja. Demonstroni vlerat tuaja me lakonizëm dhe fokusim.

Kim Eisenburg, Kim Eisenburg Consulting

2. Respektoni kohën e tyre

Ne të gjithë jemi të zënë. Emailet lexohen nxitimthi, sidomos kur lexohen nga telefonat ceularë apo kur filtrohen nga një asistent më parë. Kijeni parasysh këtë kur i shkruani një personi me influencë ose lideri. Tregoni respekt dhe mos u zgjasni, dhe ç’ka është më e rëndësishmja, dilni drejtëpërdrejtë në temë.

Jessica Miller-Merrell, Blogging4Jobs

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale