Si të shmangni një person negativ që ndikon në punën tuaj? - Business Magazine Albania

Si të shmangni një person negativ që ndikon në punën tuaj?

Studimet kanë treguar se energjia e kolegëve tanë mund të ndikojë në mënyrën se si ndihemi çdo ditë. Kur mjedisi ynë i punës është i mbushur me ndjenja pakënaqësie ose njerëz negativë lumturia jonë është ajo që e pëson.

“Marrëdhëniet negative në punë mund të krijojnë një mjedis helmues të karakterizuar nga konflikti, kritika, xhelozia dhe refuzimi,” thotë Jessica R. Methot, Ph.D., një profesor i asociuar në Shkollën e Menaxhimit dhe Marrëdhënieve të Punës në Universitetin Rutgers. Përveç krijimit të një vendi toksik të punës, njerëzit negativë mund të na tërheqin dhe të hyjnë në rrugën e karrierës sonë. “Ne mund ta gjejmë veten duke u bërë pre e bisedave negative pa pushim, duke na shkëputur nga puna jonë dhe duke konsumuar energjinë tonë,” shton ajo. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të menaxhuar këto marrëdhënie stratigjikisht.”

Lexoni: Njerëzit e suksesshëm e shmangin gjithmonë këtë lloj personi

BusinessMag vjen në këtë artikull me disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të qëndroni pozitivë, pa marrë parasysh se kush është rreth jush:

Shmangni analizat e tepërta

Shpesh herë i interpretojmë sjelljet e kolegëve tanë në mënyra që nuk kishin për qëllim, thotë Methot dhe është e rëndësishme të ndalemi që të mos i stër-mendojmë tendencat që mund të vijnë si negative, për të mbrojtur veten dhe shëndetin tonë mendor. “Thjesht sepse dikush nuk kthen një email menjëherë nuk do të thotë se është një sinjal që ata me qëllim e injorojnë ose na nënvlerësojnë,” vëren ajo. “Merrni në konsideratë mundësinë që kolegu juaj sapo u kthye nga udhëtimi dhe po i merr email-et me radhë ose është i zhytur me një projekt tjetër.” Methot këshillon se kur i kujtojme vetes se një përgjigje e hidhur e rastësishme nuk është gjithmonë e qëllimshme, ne fokusohemi në të pozitivisht, pa stër-menduar dukshëm negativitetin.

Jini të kujdesshëm në lidhje me bisedat tuaja

Sapo të dalloni se dikush po shpërndan negativitet në zyrë, jini të vetëdijshëm për bisedat tuaja me atë person, sugjeron Methot. “Nëse e dini që do të duhet të ndërveproni me këtë person në punë, përgatiteni veten.” Methot rekomandon që fillimisht të mendoni bisedën në mendjen tuaj dhe të analizoni se cilat pjesë mund të jenë stresuese për ju. “Përgatisni përgjigjet paraprakisht,” – shton ajo “dhe krijoni një hapësirë ​​pozitive ku mund të relaksoheni para ndërveprimit” në menyrë që të ndërveproni me ta me një mendim të hapur dhe pozitiv dhe për të shmangur energjinë negative. Duke menduar me kujdes për ndërveprimet me njerëzit që zakonisht janë pesimistë, mund të shkëpusni veten nga biseda në një mënyrë që ju lejon të mendoni në mënyrë të pavarur dhe të qëndroni pozitivë.

Lexoni: 5 mënyra se si të sillemi me personat që nuk pëlqejmë

Punoni me mikro-ndërveprimet pozitive

Ndonjëherë kjo ju ndihmon të shfaqni shenja mirënjohjeje dhe dhembshurie që nxisin energjinë pozitive në një marrëdhënie. Methot thotë se këto “mikro-ndërveprime” mund të përcjellin një bisedë ose bashkëveprim drejt ndërtimit të besimit më të madh dhe respektit pozitiv, në vend që t’ja lini në dorë rastësisë,” shpjegon ajo. Kur kuptoni se dikush është më i prirur të bëjë thashetheme në zyrë ose ankohet për politikat e kompanisë, provoni ta ftoni për një pushim kafe ose ta përfshini në një bisedë grupi për diçka pozitive. Çdo akt i vogël mirësie mund të neutralizojë bisedat negative në të cilat ata shpesh mbështeten.

Tregojuni të tjerëve se jeni pozitivë

Methot thotë se është e rëndësishme t’u tregoni të tjerëve se jeni një prani pozitive dhe adaptoni një mentalitet energjik rreth zyrës. “Njerëzit më të efektshëm në punë janë ata energjikët”, shpjegon ajo. “Këta persona angazhohen me të tjerët në mënyra që nxisin bashkëpunimin, inovacionin dhe ndjenjën e qëllimit të përbashkët dhe kjo nuk i bën të tjerët të ndihen të gjykuar ose të përjashtuar.” Kur u tregoni njerëzve përreth jush se jeni një person pozitiv, tendencat e tyre negative do të veniten dhe madje i bëni ata të mendojnë më me optimizëm.

Lexoni: 3 Shenja që tregojnë se jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0