Si të rrisni trafikun e faqes suaj për më pak se 30$? - Business Magazine Albania

Si të rrisni trafikun e faqes suaj për më pak se 30$?

~3 minuta lexim


Nëse nuk je i pari, je i fundit. Kjo mund të mos jetë plotësisht e vërtetë, por kur bëhet fjalë për SEO, është shumë afër së vërtetës. 33% e të gjithë trafikut me rezultatet e kërkimit në Google do të shkojnë në faqen e parë. 75% e njerëzve nuk do të lëvizin nga faqja e parë. Kjo do të thotë se është absolutisht thelbësore ta keni website tuaj në faqen e parë të rezultateve për termat përkatës të kërkimit. Për këtë një mjet që mund t’ju ndihmojë është Seobility.

Lexoni: Përqafo risitë dhe vihu në rolin e klientit. Konferenca e marketingut dixhital AllWeb mbledh rreth 270 pjesëmarrës

Ky software ju jep të gjitha analizat dhe mjetet SEO që ju nevojiten për ta bërë faqen tuaj të ngjitet në një renditje të mirë kur shfaqen rezultatet e kërkimit. Kur e hapni, Seobility bën një kërkim të plotë të faqes suaj dhe identifikon gabimet si dhe çështjet teknike që mund të dëmtojnë renditjen tuaj të SEO. Më pas ju jep udhëzime se si të përmirësoheni. Pasi të keni bërë ndryshimet, Seobility vazhdon t’ju ndihmojë duke iu duke dhënë këshilla për krijimin e lidhjeve dhe duke ndjekur renditjen e fjalëve tuaja në motorë të ndryshëm kërkimi në të dy nivelet lokale dhe globale. Ai madje analizon përmbajtjen e renditjes më të lartë në Google për t’ju ndihmuar të optimizoni faqet tuaja për të qenë sa më aktualë.

Një abonim në Seobility është në dispozicion për vetëm 29 dollarë sot.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.”
— Joseph Addison
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0