Marsilda Bialczak*, këshilluese biznesi dhe marketingu, sipërmarrëse e Expand2market.com
Pjesa më e madhe e pronarëve të restoranteve mendojnë se të gatuash një ushqim të mirë është e mjaftueshme që biznesi i tyre të jetë i frekuentuar. Ata thjesht presin që klientët të vijnë në restorant prej kësaj. Por fatkeqësisht, ju nuk mund të rrini dhe të prisni klientët dhe që këshillat e vjetra të marketingut të funksionojnë gjithmonë.
Pronarët e restoranteve duhet që të investojnë në gjetjen e mënyrave të reja për të marketuar biznesin dhe të bëjnë të mundur që biznesi i tyre të ketë sa më shumë njerëz që e vizitojnë.
A i arrin qëllimet strategjia juaj aktuale?
Ky është momenti kur duhet të mendosh përtej kufijve, pra “out of the box”, në çdo aspekt të menaxhimit tuaj. Mos hiqni asnjëherë dorë nga përpjekjet tuaja të marketingut kur bëhet fjalë për të qenë inovativ. Përpiquni të jeni ndryshe nga konkurentët tuaj, duke ofruar një përvojë unike në restorantin tuaj.
Më poshtë mund të gjeni disa nga strategjitë që ne u sugjerojmë sipërmarrësve për të rritur shitjet ne restorantin, kafenenë apo biznese të tjera të ngjashme:
1-Fokusohuni në krijimin e lidhjeve të ngushta me klientët tuaj aktualë.
Mësoni rreth preferencave të klientëve tuaj aktualë. Kamerierët më të mirë, jo vetëm që mund të kujtojnë emrat dhe mbiemrat e tyre, emrat e bashkëshortëve, vendin ku jetojnë, punojnë, por edhe atë që preferojnë të hanë e të pijnë.
Kamarieret dhe menaxherët tuaj mund t’i falenderojnë në forma të ndryshme ata që kanë qenë besnikë. Ju mund t’u jepni atyre gjithashtu një kafe apo sandwich falas, nëse ata nuk kanë ngrënë kurrë tek ju. Gjithashtu, mundeni të krijoni një sistem për mbledhjen e pikëve ose “Rewards”
Për shembull: Blini 5 kafe dhe merrni të 6-tën falas ose blini 5 kafe dhe merrni një sandwich falas.
Në këtë mënyrë, klientët tuaj aktualë do të ndihen si në shtëpinë e tyre, do ndihen të vlerësuar dhe do zgjedhin kafenenë ose restorantin tuaj çdo herë. Madje, do të ftojnë edhe miqtë e tyre, sepse do bëhet streha e tyre e re, ku ndihen të gëzuar dhe të vlerësuar.
2-Tërhiqni klientë të rinj përmes postimeve virale dhe njerëzve që etiketojnë biznesin tuaj (location, @ ose tag).
Në qytete të mëdha, ka me mijëra vende ku mund të shkosh të hash ose të pish diçka. Jepuni klientëve një arsye që të zgjedhin restorantin tuaj. Kjo është arsyeja pse duhet të përdorni Instagram-in apo Facebook-un për të tërhequr klientë të rinj.
Për Shembull: Inkurajojini klientët tuaj që të etiketojnë restorantin tuaj si një mundësi për të fituar një drekë ose kafe falas në një prej Giveaway javore që ju beni.
Nëse ata kanë pasur një eksperiencë të mirë dhe e bëjnë share me miqtë e tyre, duke ju bërë tag, është reklamë falas për ju për të marrë më shumë followers, klikime, por edhe klientë të rinj. Pra, bëni diçka unike në shërbimin tuaj, ose diçka argëtuese që do t’i shtyjë klientët tuaj ta postojnë në social media. Për shembull, një klientit tonë i thamë të vinte kukulla të vogla bebesh në mes të pijeve në banak. Biznesi tërhoqi shumë klientë, pasi njerëzit e bënin share në story dhe miqtë e klientëve të tyre gjithmonë i pyesnin se tek cili lokal ishin.
Lexo: Këto janë 4 “hile” neuromarketingu që do ju sjellin më shumë shitje
Mos harroni: Sugjerojuni ose kujtojuni klientëve tuaj të etiketojnë miqtë e tyre në komente dhe të ndjekin faqen tuaj, duke bërë një GiveAway, ose tag në story. Me këtë, zgjidhni një fitues, të cilit mund t’i ofroni një drekë ose kafe falas. Postimi duhet të bëhet sa kohë ata janë akoma në restorant, pasi nëse ikin nga aty, mund të harrojnë.
3-Krijoni promocione që mundin konkurencën tuaj.
Nëse keni zyra afër jush, krijoni një drekë speciale me një çmim të ulët rreth orës 11:30 – 14:00 , dhe promovojeni ketë në rrjetet sociale. Gjithashtu, vendosni tabela të mëdha jashtë ambjentit të restorantit tuaj. Mund të mendoni gjithashtu, se çfarë priret të konsumojë audienca e synuar për drekë, e lehtë për t’u bërë dhe e lehtë për t’u ngrënë.
Për shembull: Zgjidh një kafe + (Sandwich ose supe ose sallat) për vetëm 3 mijë lekë ose sado që është çmimi i ofertës që veç e veç ato të ishin më shumë.
Duke dhënë oferta të tilla kur bashkon 2 produkte, do tërheqë më shumë klientë të rregullt.
4-Shërbimi i Klientit
Shërbimi i klientit duhet të jetë përherë në fokusin tuaj. Të gjithë duhet ta keni dëgjuar shprehjen klishe “Klienti është Mbreti” dhe kështu duhet të jetë. Trajtojini klientët tuaj si të tillë. Mos i lini të presin për shumë gjatë. Trajnojeni stafin që t’i buzeqeshë, të prezantojnë veten dhe specialitetin e ditës pa e parë menunë. Jini sa më shumë miqësorë me ta, duke u bërë pyetje të tipit: është hera e parë që janë aty, si kanë dëgjuar për biznesin tuaj, etj.
Jini të aksesueshëm. Mos u zhdukni direkt pasi serviret dreka apo kafeja e tyre. Pas disa minutash pyetini nëse çdo gjë është siç duhet, ose nëse ju duhet ndonjë gjë tjetër.
Ndoshta atyre mund t’u nevojitet diçka tjetër. Ata nuk kanë pse presin pafundësisht për të marrë diçka që u nevojitet. Gjithmonë pyetini klientët e parë që vijnë në kafene ose restorantin tuaj nëse duan të provojnë ëmbëlsirën ose specialitetin e ditës si provë. Shumë nga ju mund të hapni gojën me habi. Por, studimet tregojnë që kur klienti e provon një ushqim dhe i pëlqen, gjuha i dërgon sinjale trurit që duan më shumë ushqim dhe do duan ta porosisin atë ushqim.
Vendosini në praktikë këto 4 mënyra të fuqishme për të rritur shitjet në restorantin tuaj,
Nëse përdorni secilën nga këto strategji, suksesi do të trokasë në derën tuaj.
*Marsilda Bialczak, është eksperte në fushën e Marketingut. Ajo do të jetë e pranishme në Businessmag në vijim për të ndarë këshilla dhe përvojat më të mira në marketingunësor të sipërmarrjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.