Si të punoni nga shtëpia duke pasur fëmijët pranë

Si të punoni nga shtëpia duke pasur fëmijët pranë


Ndërsa shumica e prindërve kanë punuar nga shtëpia duke pasur edhe fëmijët e tyre, për shkak të sëmundjes ose mbylljes së shkollave, perspektiva për të punuar kështu në një periudhë afatgjatë është e frikshme.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar shkollat ​​të mbyllen në të gjithë vendin dhe shumë punonjës tashmë punojnë nga shtëpia. Me distancimin social që po i mban njerëzit të izoluar për momentin, shkolla dhe puna tani po zhvillohen në shtëpi dhe kryesisht në të njëjtën kohë.

“Ka qenë stresuese ta kuptosh këtë,” tha Alicia Carrithers një marketere e një kompanie fitnesi dhe nënë beqare e dy djemve, të moshës 9 dhe 1 vjeç, e cila jeton në Kirkland, Washington. Ajo po punon nga shtëpia dhe shkolla e djalit të saj është e mbyllur të paktën deri në 24 prill.

Një dado dhe babai i foshnjës do të merren me të, gjatë kohës që ajo punon. Shkolla e djalit të saj më të madh po zhvillon një plan mësimi në distancë.

“Por, si do ta menaxhoj unë, ndërkohë që më duhet të punoj?” tha ajo. “Ai është nëntë vjeç dhe ka tendencën të merret me video-lojëra. Unë kam vetëm një laptop që e përdor për punën time.”

Ndërsa familjet përballen me këto sfida të reja për ekuilibrin e jetës dhe punës në një ambient të ngushtë, prindërit po përpiqen t’i mbajnë fëmijët e tyre të shëndetshëm dhe të zënë. Ata ende punojnë duke u përpjekur ta menaxhojnë situatën.

Si mund të punojnë prindërit nga shtëpia?

Vendosni një ton mirëkuptimi dhe empatie

“Puna nga shtëpia me fëmijët tanë për një periudhë të panjohur kohore është territor i panjohur për familjet”, tha Elana Benatar, një terapiste për fëmijë në Lotus Point Wellness në zonën e Washington DC. “Ne të gjithë po e kuptojmë,” tha ajo. “Mund të jetë situatë e rrëmujshme”.

“Është e rëndësishme të bisedoni me fëmijët për atë që po ndodh, nëse janë në një moshë të përshtatshme”, shtoi ajo. Disa fëmijë mund të mos e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe vetëm shohin se ju po i kufizoni ata, në mënyra që nuk duken të arsyeshme.”Shpjegojuni atyre se ne të gjithë po përpiqemi të kujdesemi për komunitetin tonë,” – tha Benatar.

Shpjegojini distancimin social duke përdorur Elsën dhe Annën nga filmi “Frozen” i Disney. Elsa duhej të qëndronte larg motrës së saj për të mbajtur motrën e saj të sigurt.Organizoni ditën e fëmijëve ndërkohë që ju duhet të punoni. Kjo do të funksionojë për shumicën e familjeve, tha Benatar.

Mbajini ata të zënë, ndërkohë që ju mund të merreni me detyrimet e punës.

Vendosni një rutinë herët dhe zbatojeni atë

Katie Stone Perez, një menaxhere e programit për Xbox në Redmond, Washington, e cila i mori vajzat e saj Emma, ​​8 vjeç dhe Elizabeth, 10 vjeç, nga shkolla e tyre më 2 mars, tashmë ka disa javë që punon nga shtëpia, bashkë me fëmijët. Ndërkohë që disa prindër po koordinojnë oraret e mësimit online të fëmijëve me aktivitetet në internet, të tjerë po përpiqen t’i largojnë fëmijët prej ekranit. Perez po përpiqet t’i balancojë të dyja. Përdorimi i teknologjisë në mëngjes, rezultoi i  rrezikshëm, tha Perez.

“Nëse unë do t’i lejoj fëmijët që të qëndrojnë në internet që në mëngjes, ato do të zihen”.

Në vend të kësaj ato fillojnë me një “plan kujdesi”, vishen, hanë mëngjes dhe dalin jashtë për pak. Më pas bëjnë “planin e tyre të punës” për ditën, e cila përfshin punën në shkollë, si dhe aktivitete plotësuese, që Perez ka gjetur. Ato shikojnë dokumentarë në Disneynature, që ofrojnë aktivitete lidhur me tema si: Arktiku, pandat dhe piratët.

Pasdite vonë ato socializohen dhe luajnë lojëra video me miqtë nga distanca, duke përfshirë krijimin e një “fushe” në MineCraft në mënyrë që ata të kenë një hapësirë ​​të sigurt. Fëmijët e saj gjithashtu po marrin një dozë aftësish për jetën, sepse: “Enët. Oh Zot. Është e vërtetë”, tha ajo. “Nëse ata do t’ia dalin të rezistojnë, do jenë më të aftë për punët e shtëpisë dhe kjo është e jashtëzakonshme”.

Ndani punët

Maira Wenzel dhe burri i saj punojnë për Microsoft dhe kanë dy javë që punojnë nga shtëpia. Ata zbuluan se mund të punojnë së bashku në zyrën që kanë në shtëpi, por jo nëse janë të dy duke folur në telefon.

“Ne bëmë një zyrë tjetër të vogël, por është në mes të lodrave të fëmijëve”, tha ajo.

Videocall-et e zhvilluara me lodra përreth, i kanë ndihmuar kolegët e saj që të kuptojnë më shumë situatën, tha Wenzel, veçanërisht tani që fëmijët e saj të vegjël u janë bashkuar atyre, pasi shkolla u mbyll të enjten. Ajo dhe burri i saj planifikojnë të ndajnë detyrat për fëmijët bazuar në kalendarët e tyre të punës.

Të premten, në ditën e parë të fëmijëve në shtëpi, Wenzel e trajtoi atë si një ditë pushimi, duke i lënë ata të luanin lojëra video dhe të pushonin, përpara se të fillonin rutinën. Por ajo duhej t’i mbante nën kontroll, ndërkohë që burri i saj ishte në një video-konferencë dhe fëmijët po bërtisnin.

“Përfundimisht kjo do t’iu ndodhë të gjithëve,” tha ajo.

Ndërtoni pritshmëri realiste

“Nuk ka asnjë avantazh profesional nëse pretendoni sikur gjërat janë normale”, tha Nicole Coomber, një profesore e menaxhimit dhe organizatës në Shkollën e Biznesit Robert H. Smith, në Universitetin e Maryland.

Ju do të zvogëloni ankthin tuaj dhe do të menaxhoni më mirë pritshmëritë e të gjithëve, nëse jeni ballafaquar me bashkëpunëtorët për atë që po ndodh, thotë ajo.

“Ne e dimë se kur ekipet kanë nivele të larta besimi dhe ndjenjën e sigurisë, ata performojnë më mirë,” tha ajo. “Kur je i hapur me kolegët, kjo i ndihmon ata të kuptojnë se mund të jenë të sinqertë.”

Ajo e vuri në praktikë këtë, të premten kur mori katër djemtë e saj, nga mosha 4 deri në 9 vjeç dhe bëri hiking edhe pse kishte një tele-konferencë. Me më shumë sesa 50 të pranishëm online, ajo u tregoi se ishte jashtë me fëmijët esaj. Në mënyrë të ngjashme, jini të sinqertë me veten tuaj për faktin se fëmijët tuaj janë në shtëpi, tha ajo.”Mësuesit e fëmijëve tanë janë profesionistë,” tha ajo.

“Nuk mund të bëhem mësuese filloreje brenda natës.”

Është e vështirë për shumicën prej nesh, por duhet të përpiqemi të japim maksimumin për punën dhe familjen. Sidomos tani që i kemi të dyja në të njëjtin ambient.

CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0