Si të përgjigjemi kur na pyesin, "ku e shihni veten pas pesë vjetësh?" - Business Magazine Albania

Si të përgjigjemi kur na pyesin, “ku e shihni veten pas pesë vjetësh?”


Një arsye pse intervistuesit e bëjnë këtë pyetje është për të parë nëse jeni i vendosur për këtë pozicion pune, apo do qëndroni këtu derisa një mundësi më e mirë t’ju paraqitet. Ndoshta ata thjesht duan të të provokojnë për të parë se sa ambicioz jeni.

Përgjigja më e mirë: Siguroni intervistuesin se po kërkoni një pozicion, të cilit ti përkushtoheni për një periudhë afatgjatë, që ky pozicion është pikërisht ai që dëshironi të bëni dhe të cilin ju e bëni më mirë. Ndërsa për të ardhmen, ju besoni se nëse kryeni punën shkëlqyeshëm, mundësitë do të jenë të pashmangshme.

Shembull: “Jam absolutisht shumë i interesuar për një përkushtim afatgjatë për pozicionin tim të ardhshëm. Duke gjykuar në bazë të informacionit që më dhatë për këtë pozicion, është pikërisht ajo për të cilën po kërkoja dhe mendoj se jam shumë i kualifikuar për këtë pozicion. Duke iu referuar rrugës time të karrierës, jam i sigurt se nëse bëj punën time shumë mirë, do të më hapen më shumë mundësi. Kështu ka qenë gjithmonë gjatë karrierës time, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe këtu”.

 

burimi: ekonomiaonline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0