Si të përfitoni kosto më të ulët në biznes nëpërmjet "Albadron & XOEN"?! - Business Magazine Albania

Si të përfitoni kosto më të ulët në biznes nëpërmjet “Albadron & XOEN”?!

Çfarë ka më të rëndësishme se idetë dhe risitë? Shoqëria është duke vrapur drejt gjërave të reja, të cilat nxisin prosperitet. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë e kuptojmë që biznesi ka nevojë të hedhë hapa drejt teknologjsë, madje duhet të bëhët njësh me të.

Adrian Haxhiaj: Albadron është një kompintë e para në Shqipëri, e hapur me synimin e njohurive të përgjithshme të sistemit pa pilot që ne i quajmë dronë.
Bashkimi Europian ka krijuar një platformë juridike ligjore për të gjithë përdoruesit e dronëve. Pjesa kryesore që ofrojmë si kompani është trajnimi dhe konsulenca në përdorimin e dronit, sipas parashikimeve të ligjit.

Link: STARTUP LIFE IN ALBANIA: Albadron & XOEN | EPISODI 6

Ne jemi të përfshirë në projektin e përkrahur edhe nga Ministria e Sipërmarrjes për të ndërtuar një aplikacion fillestar. Në Shqipëri ka shumë operatorë për dronë, por janë në kategorinë e hapur, i përdorin kameramanët, fotografët, etj. Por, ka edhe kompani që e përdorin për efekte të ndryshme në sektorë si ndërtimi, apo bujqësia.
Në Shqipëri përdoret së tepërmi droni por nuk janë të shfaqur, ndaj edhe Albadron e ka këtë si qëllim, pra që të kenë mundësi që punën e tyre ta bëjë më të shfaqur.

Bashkimi Europian ka hapur një mundësi plot fitore që të operojnë të gjithë përdoruesit.
Aktualisht ne ofrojmë një mundësi operative për atë që përdorin dronë, që do të thotë nëse ata duan të shkojnë tek  një zonsë të cilën nuk e njohin mund ti referohen lehtësisht aplikacionit për ta parë nëse është apo jo zonë e siguritë. Gjithmonë sipas sektorëve që përcakton legjislacionio. Rregullorja parashikon që të gjithë ata që përdorin dronë të jenë në përputhje me rregullat dhe baza kryesore është harta specifike, ku janë përcaktuar disa zona fluturimi, me ngjyra dhe indekset e tyre.

Link: STARTUP LIFE IN ALBANIA: Albadron & XOEN | EPISODI 6

Nëse rregullorja thotë që afër aeroportit duhet të kemi një lloj distance duhet të respektohet. Kjo është risia e app tonë që aty do të gjejnë çdo informacion, në çfarë zone ndodhen, rreziqet që mund të kenë dhe gjithçka tjetër.
Aktualisht nuk ka shumë statistika në Shqipëri se sa operatorë punojnë, por mendojmë që mbi 200 operatorë fillestarë do futen në aplikacion. Ne synojmë që kjo të jetë një mundësi shumë e mirë edhe për auroritet dhe ata që drejtojnë jo vetëm për fazat operacione.

              Idetë e guximshme kërkojnë njerëz të guximshëm.

Shumë ide kompanish, të cilat merren me prodhimin e materialeve kanë rrezikshmëri të lartë në natyre, ndaj dhe 18 kompani në vendin tonë janë ndërtuar për të bërë të kundërtën. Ato me anë të përpunimit jo vetëm që ndërtojnë mundësi të artë biznesi por edhe mbrojnë siç duhet mjedisin. XOEN, një nga qëllimet krysore tashmë ka të rrisë eksportet në tregun e huaj, por le të mesojmë pak se çfarë është kjo kompani më kaq shumë pritshmëri për tregun vendas dhe të huaj.

Neurent Lumshi: Jam shumë i lumtur të tregoj sot jetën time, pasi mbylla ciklin e studimeve unë kisha shumë dëshirë të hyja në tregun e punës. Në 2019, e kam nisur me një makineri këtë biznes, ndërsa sot jemi këtu ku jemi.
Në 2021 na u shtuan edhe dy makineri të tjera edhe një staf më të kualifikuar dhe gati për të përballuar xhirot për eksport.
Përpunimi i metalit nuk është i thjeshtë është një sektor që kërkon vendosmëri të lartë, por mua kjo më ka karakterizuar që në fillim dhe tashmë që e shoh veten kaq të arritur ndihem krenar për besimin që kam kultivuar.

Link: STARTUP LIFE IN ALBANIA: Albadron & XOEN | EPISODI 6

Shumica  e kompanive nuk i trajtojnë mbetjet si diçka me vlerë, por duke qënë që ne i diferencojmë lehtësisht nga proceset tona kërkuam që është këtë pjesën e gjelbër t’i mëshojmë dhe t’i japim drejtim të riciklueshëm. Ne kemi e kemi të lehtë për t’i diferencuar dhe për t’i kaluar në riciklim. Kjo gjë i shërben kompanisë për të ritur kapacitetet e veta. Projekti do të zgjasë tre muaj dhe do të blihen makineri për riciklimin e mbetjeve, të cilat do të ulin kostot e prodhimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0