Jetojmë në një periudhë kur koha që shpensojmë në mediat sociale shkon edhe në kufijtë e varësisë. E ndërsa si individë synojmë të shpenzojmë sa më pak kohë, si sipërmarrës, sfida është sa shumë duhet të jemi të pranishëm në mediat sociale. Si duhet t’i përdorim ato të shërbim të sipërmarrjes? Të qenurit larg mediave sociale nuk është më një opsion, ndërsa rreth pranisë dhe përdorimit të tyre na ndihmon Elta Derri Liksenaj, eksperte e kësaj fushe, lektore e marketingut dhe së fundi edhe themeluese e kompanisë së saj të marketingut.
Me aq sa keni studiuar çfarë duhet të bëjmë në facebook, instagram, linkeidIn nëse kemi një kompani? A mund të na thoni cilat janë praktikat tuaja më të mira?
Nuk ka rëndësi nëse keni atë dyqanin e vogël në cep të lagjes apo zotëroni një kompani me mijëra të punësuar. Le të pranojmë faktin e thjeshtë se: biznesi juaj ka nevojë për praninë në mediat sociale. Me më shumë se tre miliardë njerëz në të gjithë botën që përdorin mediat sociale çdo muaj, ku shifrat vetem se po rriten; mosprania përkthehet në “kohë të pashfrytëzuar” dhe hapa mbrapa në krahasim me konkurrentët.
Pavarësisht platformës së përzgjedhur, prezenca në mediat sociale ndërton vetëdijësimin mbi markën, ju ndihmon të zhvilloni marrëdhëniet me klientët dhe madje të realizoni shitje direkte. Bizneset që menaxhohen nga agjensia Elf Marketing, i përkasin tipologjive të ndryshme dhe për secilin prej tyre strategjitë e marketingut janë ndërtuar e disa janë në proces, në varësi të nië sërë faktorësh si: konsumatorët\klientët e synuar, vjetërsia e markës në treg, strategjia e rritjes së markës, etj.
Për shembull, me bizneset Mister Potato Food apo Alar Catering, jemi pozicionuar më fuqishëm në Instagram pasi në këto rrjete sociale ndodhet grupmosha e klientëve aktivë e të interesuar për produktet e tyre dhe feedbacku ka qenë me i lartë.
Me rritjen e këtyre bizneseve dhe hapjen e lokacioneve të reja, sugjerohet hapja e profileve LinkedIn, pasi ky i fundit tanimë po përdoret nga kompanitë për rekrutimin e punonjësve të talentuar, lidhjen me markat e tjera dhe për mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit.
Ndryshe është kompania Bio Trade Albania, e cila operon në treg B2B, ku përpos prezencës në rrjetet sociale, ka pasur mbulim edhe në median tradicionale, me sponsorizim emisionesh apo evente bamirësie. Fokusi për këtë lloj biznesi është në marketingun me email dhe atë të marrëdhënieve (relationship marketing).
Por në një hapësirë aq të paparashikueshme digjitale, dalja jashtë zonës së komfortit, ndonjëherë krijon mundësi të papritura. Duke përshtatur përmbajtjen e kontekstin, një klinikë dentare me feedback pozitiv, por engagement të ulët me artikujt informues në Facebook, bëhet sakaq virale me videon funny të nië procedure dentare në Tik Tok. Çështja është si të rrisim ekspozimin e markës në disa mediume, pa cënuar identitetin e saj dhe sa e pranueshme është kjo nga pronarët e bizneseve.
Çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë në nië postim në mediat sociale. Kur dhe sa shpesh duhet të postojmë?
Të postojmë shpesh, por pa u bërë të bezdisshëm tek ndjekësit; të postojmë shumë, por pa shteruar në ide! Nuk ka një formulë magjike apo standarde për frekuencën e postimeve apo kohën e përshtatshme; pasi çfarë funksionion për një biznes mund të jetë dështim për një tjetër!
Lexo: Granit Doshlaku, folës në AllWeb Albania 2019: “Fokusohuni tek SEO
Duke analizuar të dhënat algoritmike të facebook, dita më e mirë për të arritur engagement të lartë sugjerohet e mërkura në oraret e drekës dhe dita më pak e përshtatshme konsiderohet e diela me ndërveprim të ulët për bizneset. Një panoramë e ngjashme na rezulton edhe për rrjetin social Instagram, por nga eksperienca me biznese të caktuara, ky rezultat mund të përmbyset, pasi për të diela ndërveprimi me mesazhe, komente dhe share ka qene shumë i lartë.
Në lidhje me frekuencën e postimeve, markat ndërkombëtare në Instagram postojnë mesatarisht 1.5 herë në ditë, në facebook mesatarisht 5 herë në javë dhe në LinkedIn 20 postime në muaj. Ndjekësit duan përditësim të vazhdueshëm, por ata mund ta dallojnë një postim të keq, të sforcuar për shkak të sasisë.
Figurë, përmbajtje apo të dyja?
Të dyja, pasi shërbejnë si plotësuese të njëra-tjetrës kur realizohen mirë. Madje disa parime të thjeshta për profile sa më profesionale, identifikohen sapo akseson faqet në menaxhim nga shumë agjensi të famshme marketingu.
Në aspektin e përmbajtjes, nië postim i mirë mund të ketë histori të shkurtra të klientëve të kënaqur, thirrjen për veprim (CTA), foto\video të dërguara e të shpërndara nga vetë klientët (user-generated content etj). Gjigandi Starbucks për shembull u ka dhënë rëndësi të konsiderueshme historive të punonjësve të vet, duke paraqitur anën humane të markës në mediat sociale.
Në aspektin e kompozicionit grafik, evidentohet simetria si epitoma e bukurisë me postime të harmonishme në tekst, ngjyra dhe logo identifikuese.
Pikaso thoshte që mësoji rregullat si ekspert që t’i thyesh si artist. Për shembull Chipotle, zinxhiri i fast foodit meksikan në vend të nië strategjie fikse vizuale, poston meme me gjuhë zhargoni që të sjellë oreksin tek ndjekësit.
Por thyerja e tillë e rregullave, mund ta ekspozojë si aspak profesionale, një markë të nië profili tjetër(prsh zyrë kontabiliteti/bankë, etj) dhe ta bëjë të humbasë kredibilitetin.
Lexo: Si të ndërtoni një agjensi të suksesshme marketingu nga fillimi
Po trendet e strategjive te marketingut, cilat janë?
Nëse një plan i shkurtër marketingu na shpjegon ‘’SI’’ do ta arrijmë një objektiv të caktuar, strategjia e marketingut ndërtohet me fokus afatgjatë, realizon targetimin, segmentimin e audiencës, integron 7 P-të e marketingut (Mc Carthy), evidenton “ÇFARË” duam të arrijmë, si dhe monitoron e në fund vlerëson gjithë feedbackun e strategjisë.
-Seth Godin, sipërmarrës & autor amerikan, citonte se si “në marketing, më shumë se gjërat që shet, kanë rëndësi historitë që tregon”. Markat si Toyota e Guçi po formësojnë histori të makinave e atleteve të tyre nëpërmjet realitetit të argumentuar (AR) dhe realitetit virtual (AR)- si strategji të pranishme e tashmë të aplikuara nga markat e mëdha.
-Pandemia e Covid19, fuqizoi video-marketingun si një mënyrë për të plotësuar boshllëkun nga distanca sociale, ku në pamundësi për të shikuar e testuar nga afër produktet, lindi nevoja për demostrime live me video. Intervista video, video-tutoriale, demo të produkteve, dëshmi të konsumatorëve apo live streams, janë trende që po aplikohen gjerësisht nga shumica e kompanive.
-Sipas Adëeek, industria e marketingut me influencer/ndikues pritet të dominojë marketingun në vitin 2021 e në vazhdim, megjithëse konsiderohet si nië nga metodat e shtrenjta e të paformalizuara. Por, përmban avantazhin e arritjes së audiencave specifike dhe visibilitetit të lartë.
Si mund të rrisim angazhimin në mediat sociale, çfarë vlen më shumë?
Rrjetet sociale mundësojnë të dhëna mbi nivelet e angazhimit të audiencës, siç janë pëlqimet në foto, shpërndarja e postimeve, opsionet e ruajtjes për më vonë apo dërgimit si mesazh.
Angazhimet e larta të audiencës ndihmojnë në ndërtimin e besnikërisë së markës. Prandaj, bizneset duhet të postojnë përmbajte stimuluese me pyetje të hapura, kuice sfiduese me shpërblime, të krijojnë mini-konkurse dhe giveaëay që e mbajne audiencen të përditësur. Për shembull, në menaxhimin e profilit të kompanisë Alar Green, zhvillojmë kuice të shpeshta mbi tematikën\produktet e pastrimit dhe higjenizimit të shtëpive\ zyrave dhe nivelet e angazhimit e pjesëmarrjes janë të larta.
Mos injoroni komentet negative dhe përpiquni të gjeni alternativa zgjidhje; ndërkaq që ndaj klienteve që ju vlerësojnë mos ngurroni të shprehni mirënjohjen dhe falenderimet. Detajet e vogla sot lënë gjurmë të thella tek preferencat apo irritimet e klientëve tuaj nesër.
Ku ndryshon menaxhimi i një faqe në rrjetet sociale nga përdorimi personal i rrjeteve sociale? Sa formalë apo emocionalë mund të jemi?
Në përdorimin profesional të rrjeteve sociale, ndërtohet një strategji e planifikuar javore\mujore me tematikat e postimeve, shpeshtësinë e tyre, ditët e livestream etj.
Ne mendojmë se mediat sociale i përdorim “free”, por në të vërtetë ata vijnë me një kosto të lartë. Shërbimin falas në rrjetet sociale e shkëmbejmë me të dhënat tona personale, që vihen në dispozicion të kompanive për të gjeneruar shitje; shohim se si privatësia si aset i shtrenjtë po shkëmbehet me ekspozimin e lartë për më shumë like, followers, share.
Studime me pjesëmarrje masive të realizuara nga Universiteti i Pensilvanisë, kanë zbuluar se si përdorimi i lartë i rrjeteve sociale rrit nivelet e depresionit dhe zilisë për gjendje shpirtërore e fizike që mund të jenë krejtësisht “fake”, shton izolimin dhe vetminë përkundër mendimit popullor se i ndihmojnë njerëzit më shumë të ndërlidhen.
Postimet shumë të shpeshta në mediat sociale, mund të jenë sinjalizuese të maskimit për problematika te tjera që lidhen me shëndetin mendor, përpjekjen për t’u shfaqur superior apo mungesën e lumturisë e përgjithshme. Njerëz të lumtur e më pak të lumtur, gjenden si ndër radhët e përdoruesve të shpeshtë të mediave sociale, ashtu edhe ndër ato që kanë prezencë minimale. Përdorimi i medias sociale në favorin e lumturisë dhe mirëqenies tonë mendore e shpiritërore, është parakusht, pa lejuar që përdorimi i saj të na kthehet në një bumerang cënues të tyre.
Në lidhje me rëndësinë e lidhjes njërëzore jashtë rrjeteve sociale, Yuval Noah Harari, autori best seller i shekullit me ciklin e botimeve Sapiens, pohon se si “Asnjë komb, korporatë ose rrjet global nuk mund të zëvendësojë komunitetet e njerëzve që në të vërtetë e njohin njëri-tjetrin nga afër”. Kur u pyet më tej në një intervistë se çfarë mendonte për fitoren e Trump në atë periudhë, duke u shprehur se kishte qëlluar jashtë rrjeteve sociale u përgjigj: “Isha në një trajtim privatësie/meditimi 45 ditor dhe i kurseva vetes dhjetëra ditë shqetësimi”.
Të shkëputemi nga bota online për t’u lidhur me shumë me veten dhe të tjerët në realitet, është një trajtim që të gjithëve na duhet sa më shpesh apo jo?!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.