Përfundon me sukses "Lab of Tomorrow 23" - Business Magazine Albania

Përfundon me sukses “Lab of Tomorrow 23”

Përfundon me sukses "Lab of Tomorrow 23"

Lab of Tomorrow (LoT) një program inovativ gjerman, i cili synon të sjellë së bashku biznese dhe aktorë të ndryshëm për të bashkëkrijuar zgjidhje të qëndrueshme ndaj sfidave ekonomike dhe mjedisore, zhvilloi dje Demo Day, fazën e fundit  të inkubimit në Shqipëri. Pas një udhëtimi emocionues 12-javor të inkubimit, katër ekipe të EU4CELC Lab of Tomorrow kanë arritur një moment të rëndësishëm me përfundimin e Demo Day & Winners Awarding Ceremony. Ky aktivitet ishte një festim i zgjidhjeve të tyre inovative në paketimin rrethor të qelqit dhe përtej tij. Çdo ekip ka punuar me përkushtim për të zhvilluar qasje inovative për ripërdorimin dhe riciklimin e qelqit. Tani, falë granteve të fituara, ata janë gati të sjellin idetë e tyre në jetë dhe të rrisin ndikimin e tyre në një shkallë më të gjerë!

Eventi u hap me fjalën e znj.Christine Konig, Commision Manager e EU4Circular Economy and Liveable Cities. “Ky projekt shpalos një potencial të jashtëzakonshëm për gjenerimin e ideve të reja, duke na frymëzuar të bashkëpunojmë me bizneset lokale për të zgjatur ciklin e jetës së produkteve, reduktuar nevojën për burime të reja dhe minimizuar ndikimin në mjedis. Sot, nuk bëhet fjalë vetëm për njohjen e sfidave me të cilat përballemi, por më tepër për vlerësimin e arritjeve të çmuara që secili prej jush ka realizuar.”

Prezantimi vijoi me fjalën e znj.Juliana Hoxha, drejtoreshë e Partners Albania for Change and Development.

“Mirësevini në rrugëtimin drejt një Shqipërie më të gjelbër. Dua t’ju përgëzoj për guximin, por edhe për vizionin që keni treguar në këtë moment të rëndësishëm. Një falënderim i veçantë për durimin dhe bashkëpunimin tuaj si pjesë e këtij procesi,” – tha Juliana Hoxha, Drejtoreshë e Partners Albania for Change and Development.

“Ka qenë një proces i gjatë dhe i kërkuar, por njëkohësisht shumë intensiv dhe i dendur. Nuk është thjesht një shkëndijë e procesit tre-mujor të këtij inkubatori, por një angazhim që tregon se së bashku mund të ndërtojmë hapa të rëndësishëm drejt inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Ky është një moment që na motivon të ecim përpara me vendosmëri dhe bashkëpunim.”

Pjesë e prezantimit ishin gjithashtu dy LoT alumni, znj. Arjodita Mustali, themeluese e Vigan Group, dhe z.Valer Pinderi, themelues i Aladin. Të dy ndanë përvojat e tyre nga edicionet e mëparshme dhe theksuan rëndësinë e besimit dhe këmbënguljes për të çuar punën deri në fund me sukses. Ata nënvizuan se çdo arritje pozitive është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe qëndrueshmërisë përballë sfidave që shfaqen gjatë rrugëtimit. Më pas ishte momenti kryesor, ai i prezantimit të projekteve përballë jurisë nga secili grup fitues.

Lexo edhe: Çamërie Mazreku – Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

Ekipet që morën pjesë ishin:

Albania Glass Recycling – Fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve për riciklimin e mbetjeve të qelqit.

Re-Living – Ofron një qasje të re për ripërdorimin e qelqit në Gjirokastër, duke zhvilluar një skemë riqarkullimi.

ReuseAglass – Angazhohet në krijimin e sistemeve të riqarkullimit për mikro-birraritë dhe kantinat e verës.

Circular Art Hub – Ripërdor paketime të qelqit, si shishe, kavanoza etj, për të krijuar produkte funksionale dhe artistike.

Programi i Inkubimit dhe Menaxhimit të Granteve LoT23, i zbatuar nga Partners Albania, është pjesë e projektit EU4CELC—i bashkëfinancuar nga EU in Albania dhe BMZ BUND  dhe i zbatuar nga Giz Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.  Ky aktivitet është një tjetër hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekonomie të gjelbër dhe qëndrueshme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Nga Eni Muça

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0