Si të ndihmoni një mik, i cili sapo ka humbur vendin e punës - Business Magazine Albania

Si të ndihmoni një mik, i cili sapo ka humbur vendin e punës

Si të ndihmoni një mik i cili sapo ka humbur vendin e punës

Flitet gjjithnjë e më shumë për krizë, për rritje çmimesh dhe rritje kostosh. Dhjetëra kompani kanë filluar të shtrëngojnë rripat e tyre, ndërsa drejtuesit nga ana tjetër kërkojnë të ulin kostot në një mjedis më të dobët ekonomik. Kjo rrjedhimisht do të thotë edhe shtim e numrit të njerëzve që janë  pushuar  nga puna. Ky është një fenomen që po ndodh në mbarë botën.

Kompanitë amerikane njoftuan rreth 26,000 shkurtime të vendeve të punës në korrik -një rritje prej 36% nga viti i kaluar.
Humbja e një pune do të thotë shumë më shumë sesa thjesht të humbasësh një burim të ardhurash. Ka gjithashtu humbje të komunitetit, vetëvlerësimit dhe identitetit. Pushimi nga puna sjell tek personi ndjenja turpi ose faji, madje herë-herë edhe gjendje depresive. Dëshira për të qetësuar ose ndihmuar një mik që sapo ka humbur punën është një reagim i natyrshëm.

Disa gjëra për të mbajtur parasysh

Njerëz të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj humbjes. Për këtë arsye, është e këshillueshme ta pyesni mikun tuaj se çfarë kanë nevojë në atë moment. Ai mund të ketë nevojë për një kafe, për një  përqafim ose thjesht ka nevojë për dikë që ta dëgjojë.

Lexoni më tepër: Pesë arsye pse duhet të qëndroni tek puna aktuale përpara se të jepni dorëheqjen

Shmangi ofrimin e këshillave

Momentet e para, ditët e para, madje edhe javët e para pas humbjes së punës mund të jenë destabilizuese dhe dëshpëruese për këdo. Miku juaj mund të jetë i mbingarkuar nga zemërimi që ndjen, ose i stresuar me planifikimin e të ardhmes.
Mundohuni që miku juaj t’i shmangë kontaktet me  kompaninë nga e cila sapo është pushuar. Një takim me  ish-punëdhënësin mund të shërbejë vetëm për të ushqyer mllefin dhe dëshpërimin që miku juaj ndjen.

Mundohuni t’i jepni qetësi dhe t’ia bëni të qartë se jeta është shumë më shumë se një vend pune
Përballë pasigurisë, shoku juaj ka të ngjarë të shqetësohet më shumë për përiudhën e errësirës (pra, se sa gjatë mund të qëndrojë pa gjetur një punë) krahasuar me shpresoën për dritën në fund (gjetjen e diçkaje më të mirë).

Ndani me shumë kujdes përvojat tuaja që mund të keni patur me humbjen apo me ndërrimin e punës.
Rrethanat tuaja mund të jenë shumë të ndryshme nga ato të tyre. Edhe nevojat tuaja ekonomike mund të kenë qenë të ndryshme, ndaj me shumë kujdes mundohuni t’u jepni kurajo dhe jo ndjenjën e pakuptueshmërisë.

Përfundimi: Mikut tuaj duhet t’i jepni mbështetje dhe jo zgjidhje të ‘hallit’ të tij. Ai e di më mirë cila është rruga më e mirë që ai të kapërcejë një moment të vështirë dhe cilat janë rrugët më të mira për të gjetur një punë të re.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0