Si të mbroni privatësinë tuaj në Facebook? - Business Magazine Albania

Si të mbroni privatësinë tuaj në Facebook?


Nëse ju përdorni Facebook për të mbajtur kontakt me miqtë dhe familjen, të ndani mendime rreth botës ose vetëm për të lexuar lajme (të vërteta ose të rreme), çdo bashkëveprim që keni në rrjet është regjistruar diku. Nëse ju nuk i kushtoni vëmendje privatësisë tuaj, ju mund të lini më shumë informacion sesa ju dëshironi.

Ne kemi krijuar një përmbledhje me 5 hapa në mënyrë që ju të kontrolloni nëse privatësia juaj bazë është e mbrojtur.

1.Ndaloni “tagg” e padëshirueshme para se të ndodhin

A ju pëlqen kur njerëzit ju etiketojnë pa pyetur së pari? Ju mund të aktivizoni opsionin për të miratuar çdo “tagg” të miqve tuaj para se të shfaqen në Timeline-in tuaj dhe të tjerëve në News Feeds.

Së pari shko në menunë “Settings”. Më pas klikoni në menunë “Timeline and Tagging” në anën e djathtë të ekranit tuaj.

Ju do të shihni opsionin “Review posts that friends tag you in before they appear on your Timeline.” Klikoni “Edit Option”dhe zgjidhni “Enable”.

Ju tani do të merrni njoftime kur dikush ju etiketon dhe keni mundësinë për të vendosur nëse do të lejoni apo jo post-in në Timeline tuaj.

2. Vendosni alarme hyrje

Është një ide e mirë për të ngritur “alarme hyrje” në Facebook, kështu që ju mund të jeni i informuar, me anë të njoftimit në Facebook, email ose SMS në qoftë se dikush ka hyrë në llogarinë tuaj nga një pajisje e panjohur.

Shko në menunë Settings, pastaj klikoni në opsionin “Seciurity” në të majtë të ekranit.

Nga këtu, ju mund të vendosni alarme për të shkuar në adresën e e-mail ose numrit të telefonit sipas zgjedhjes tuaj.

Nëse ju doni të jeni super të sigurt, nga kjo menu ju gjithashtu mund të mundësoni “Login Approvals”, që do të thotë se hyrja në Facebook do të kërkojë një kod, që do t’ju dërgohet me anë të një SMS, për të hyrë në llogarinë tuaj nga shfletuesit e panjohur.

3. Kufizo personat të cilët mund të shohin postet e kaluara

Shkoni tek Settings, pastaj klikoni mbi menunë “Privacy” në anën e majtë.

Nën ” Who can see my stuff?”, ju do të shihni opsionin” Limit The Audience for Old Posts on Your Timeline.”.

Kliko në vendosjen e “Limit Old Posts”.

Ju tani do të merrni një pop-up për paralajmërim se kjo nuk është e mundur për t’u rikthyer dhe do t’ju kërkojë që ju të konfirmoni vendimin tuaj.

4. Kontrolloni se çfarë informacioni personal ju po ndani publikisht

Për të parë se çfarë përdoruesit e tjerë të Facebook – ata me të cilët nuk jeni miq – mund të shikojnë në profilin tuaj, klikoni tre pikat e vogla që shfaqen në fund të fotos tuaj “cover” dhe zgjidhni opsionin “View As …”

5. Rishikoni aplikacionet e lidhura me Facebook

Gjëja e fundit për të kontrolluar është se cilave aplikacione ju i keni dhënë akses dhe çfarë lejesh ju jeni duke i dhënë secilës prej tyre.

Shko në menunë Settings, zgjidhni “Apps” në menunë në anën e majtë.

Nga këtu ju do të shihni të gjitha aplikacionet me të cilat ju keni ndërvepruar gjatë viteve. Nëse doni të ndryshoni këto settings, klikoni opsionin “Edit”.

Kur ju klikoni Edit, ju do të merrni një ndarje më të detajuar të “Settings” së aplikacioneve.

Burimi: mashable.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0